CLRSD, mbështetje sindikalistëve të naftës në Ballsh
Drejtuesit e Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD) u pritën në një takim prezantues nga përfaqësuesit e kryesisë së Sindikatës së Përpunimit të Naftës në Ballsh. SIndikatat e punonjësve në nivel ndërrmarrje, sic është edhe Sindikata e Përpunimit të Naftës në Ballsh, janë shumë të rendësishme për të drejtat e punëmarrësve pasi janë ato që hasen cdo ditë me problemet e punononjësve në marrëdhëniet e punës.
Takimi u zhvillua në kuadër të parashtrimit të objektivave kryesore të CLRSD për perjudhën në vazhdim dhe sidomos sa I përket iniciativave të qëndrës për të mbështetur dhe nxitur rritjen e kapaciteteve organizative të punonjësve në nivelin bazë.
Në takim u vu theksi në iniciativat e përbashketa që palët mund të ndërmarrin me qëllim rritjen e kapaciteteve organizative të strukturave të organizimit kolektiv në nivel ndërrmarrje. Përfaqësuesit e sindikatës theksuan se problem madhor i tyre ngelet siguria dhe shëndeti në punë.
Ata bën me dije se edhe pse kemi të bëjmë me një sektor të vështirë të ekonomisë, në këtë ndërmarrje që ka të punësuar mbi 1200 punonjës dhe përbën një sektor strategjik për ekonominë e vendit, ende edhe sot nuk është ngritur dhe të funksionoj Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, nuk ka mjek në ndërmarrje dhe njohja e përfaqësuesve të strukturave sindikale me të drejtat e punëmarrësve është shumë e mangët.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e CLRSD parashtruan objektivat kryesore të qendrës mes të cilave është rritja e kapaciteteve organizative të përfaqësuesve të sindikatave, asistimi I punonjësve për të riorganizuar apo mbështetur organizimin kolektiv të punonjësve, etj.
Të dyja palët u dakordësuan për vazhdimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen duke u përqëndruar sidpmos në rritjen e njohurive të përfaqësuesve të punëmarrësve sa I përket të drejtave të tyre për sigurinë dhe shëndetin në punë, krijimin sa më parë të Këshillit të Sigurisë në Punë, Mjekut të Ndërmarrjes, etj.