CLRSD takim prezantues me drejtues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale
Drejtuesit e CLRSD zhvilluan sot një takim në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Kledia Mazniku, Sekretare e Përgjithshme dhe me Znj. Vjollca Frashëri, përfaqësuese e Drejtorisë së Marrëdhënieve të Punës, Dialogut Social dhe Inspektimit në MMSR. Ministria e Mirëqënies Sociale është Institucioni kryesor në nivel qëndror për sa i përket marrëdhëniesve të punës dhe dialogut social, zgjidhjes së konflikteve kolektive të punës, kontraktimit kolektiv dhe organizimit kolektiv të punëmarrësve.
Takimi u zhvillua në kuadër të parashtrimit të objektivave kryesore të CLRSD për perjudhën në vazhdim dhe sidomos sa I përket iniciativave të qëndrës për të nxitur dialogun social ndërmjet të tre partnerëve, pundhënsit, punëmarrësit dhe institucioneve shtetërore.
Në takim u vu theksi në iniciativat e përbashketa që të dy palët mund të ndërmarrin në rritjen e dialogut social në nivel të përgjithshëm qëndror. Shtrirjen e dalogut social edhe në nivel të degëve profesionale në nivel kombëtar dhe në nivel ndërmarrje dhe në nivel të përgjithshëm në rang qarku.
Të dyja palët mbështetën plotësisht krijimin për herë të parë të Këshillave Rajonal Trepalësh të parashikuara këto në ndryshimet më të fundit që I janë bërë kodit të punës dhe që Brenda disa javëve do të konkretizohen nëpërmjet një VKM të posacme.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e CLRSD parashtruan objektivat kryesore të qendrës mes të cilave nxitjen e dialogut dhe shtimi I kontakteve qofshin këto formale protokollare por edhe jo formale ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe organizatave apo grupeve të interesit në fushën e marrëdhënieve të punës, konsultimin paraprak dhe marrjen e mendimeve nga gupet profesionale që përfaqësojnë punëmarrësit për cdo cështje që I prek ata në marrëdhëniet e punës apo në përgjithsi në cdo cështje ekonomiko-sociale, me qëllim vendosjen e një partneriteti real, të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
“Ministria e sheh me shumë interes krjimin e një Qendre të tillë me ndihmen e Oloff Palme International Centre dhe SIDA, për të mbështetur fuqizimin e lëvizjes sindikale në Shqipëri si dhe forcimin e kapaciteteve të sindikatave pasi sipas saj kapacitetet e sindikatave në shumë raste lënë për të dëshiruar prandaj kontributi për rritjen e kapaciteteve të tyre në cdo drejtim është mëse I mirëpritur.
CLRSD e vlerësoi maksimalisht angazhimin e Ministrisë në drejtim të rritjes së dialogut social në Shqipëri duke kërkuar njëkohësisht përshpejtimin e procedurave për shtrirjen e tij sa më parë në të gjitha nivelet.
Të dyja palët u dakordësuan për vazhdimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen duke mbajtur kontakte të ngushta me të gjitha strukturat e MInistrisë por sidomos me Drejtorinë e Marrëdhënieve të Punës, Dialogut Social dhe Inspektimit e cila ka focus të dretpërdrejt marrëdhëniet e punës në të gjithë Shqipërinë.