• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Zbulohet shmangia e lartë e naftës vendase, paguan vetëm 50% të taksave

Zbulohet shmangia e lartë e naftës vendase, paguan vetëm 50% të taksave

Prodhimi i naftës vendase ka shënuar një shumëfishim në muajt e parë të këtij viti, teksa rafineria e ARMO është rivënë në punë, pasi u mor në përdorim nga kompania offshore IRTC në shtator-tetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ne relacionin për zbatimin e buxhetit për mesvitin, për 5 mujorin, prodhimi i naftës vendase arriti në 69,243 ton, me një rritje prej 23.7 herësh në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (shiko tabelën në fund: Produktet me kontribut pozitiv).

Nga 207 mijë ton, që ishte konsumi total për të njëjtën periudhë, prodhimi vendas rezulton të ketë zënë 33% të tregut.

Ministria e Financave, në relacion thekson se karburanti prodhim vendas, ka qenë kontribuuesi kryesor në të ardhurat doganore, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave me 3.04 miliardë lekë (shiko grafikun në fund: Grafiku 4: Kontribuuesit kryesor në të ardhurat doganore Janar- Maj 2017/2016 (në milion lekë). Në total të ardhurat nga akciza e prodhimit vendas të naftës ishin 27.6 herë më të larta, se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke arritur në total 3.1 miliardë lekë.

Por, këtu këputet zinxhiri. Financat raportojnë vetëm këtë shumë të paguar nga karburantet vendase, ndërsa ky zë mungon në tabelën tjetër, që flet për kontribuuesit pozitivë në të ardhurat nga TVSH. Ndonëse në 5 muajt e parë të vitit u prodhuan 23.7 herë më shumë naftë, ose rreth 66 mijë ton më shumë, kjo rritje e prodhimit nuk ka pasur asnjë kontribut në të ardhurat nga TVSH (shiko tabelën në fund: Tabela 5: Kontribuuesit pozitivë në të ardhurat nga TVSH).

Sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor, nga informacioni zyrtar i financave rezulton se nga prodhimi vendas i naftës është paguar vetëm rreth 40 lekë për litër (pra vetëm akciza, që është fikse 37 lekë për litër, por pagesa varion në bazë të densitetit të deklaruar të naftës), ndërkohë që taksimi minimal për një litër naftë është minimumi 80 lekë për litër (përfshirë TVSH-në që është 20%, taksë qarkullimi fiske prej 27 lekë për litër dhe taksë karburanti prej 3 lekë për litër).

Për një prodhim prej rreth 66 mijë ton më shumë, me një çmim minimal prej 140-150 lekë për litër, TVSH e arkëtuar shtesë për 5 mujorin nga nafta vendase duhet të ishte të paktën 2-2.2 miliardë lekë. Por në tabelën e financave për tabelën e kontribuuesve pozitivë në TVSH, kontribuuesi kryesor janë metalet bazë dhe artikujt e tyre me 686 milionë lekë, ndërsa prodhimi vendas i naftës nuk përmendet fare, ndryshe nga tabela e akcizës, ku është kryesori.

3 thoughts on “Zbulohet shmangia e lartë e naftës vendase, paguan vetëm 50% të taksave”

  1. As technology develops faster and faster, and mobile phones are replaced more and more frequently, how can a low – Cost fast Android phone become a remote – Accessible camera? https://www.xtmove.com/using-android-mobile-phone-for-remote-monitoring-and-shooting/

  2. Iscriviti says:

    Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

  3. Gabrielt says:

    This was a very well-written and thought-provoking article. The author’s insights were valuable and left me with much to consider. Let’s discuss further. Feel free to visit my profile for more related discussions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?