Vlorë, dëgjesë mes të rinjve dhe institucioneve vendore
Qendra për të drejtat në punë / CLR , në vazhdën e fushatës “Të rinjtë për Punë të Denjë”, organizoi në qytetin e Vlorës, përpara Pallatit të Kulturës Labëria, dëgjesën publike mes të rinjve dhe institucioneve vendore të punës.
Në fokus ishin:
Aksesi në punësim dhe respektimi i të drejtave në punë të të rinjve.
Promovimi i ideve të reja për të ulur shkallën e papunësisë.
Shtimi i praktikave profesionale, informimi mbi të drejtën e pajisjes me kontratë gjatë ushtrimit të praktikës, njohjen e praktikës si përvojë pune.
Aktiviteti u përmbyll me ekspozimin e fotografive të përgatitura nga Qendra për të Drejtat në Punë dhe organizatat partnere, me tematikë nga eksperiencat e ndryshme të të rinjve në vendet e punës.