Trajnim me studentë dhe infermierë mbi çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë
Universiteti Europian i Tiranës po zhvillon një trajnim dy ditor Profesioni i Iniferimierit 2020, trajnim i fokusuar në njohuritë bazë mbi sigurinë dhe shëndetin në punë për infermierë në sektorë të ndryshëm shëndetësor, i cili vjen vjen në bashkpunim me Centre for Labour Rights (Qëndra për të Drejtat në Punë). Temat që po zhvillohen në këtë trajnim janë: Sindroma e burnout në shërbimet shëndetësore, gjithashtu edhe njohurit e përgjithshme për sigurinë e shëndetit në punë, siguria dhe shëndeti, legjislacioni Shqiptar për SSHP dhe kodi i punës.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike në UET, profesor Pirro Prifti shprehet se ideja kryesore është përfshirja e studentëve të UET, ku me anë të këtij trajnimi, studentë të këtij fakaluteti afrohen më shumë me profesionin e mjeksisë teknike për tu specializuar dhe për të pasur një rrugë të sigurtë në tregun e punës. Kjo gjë sigurisht është edhe në favorin e studentëve të Universitetit Europian të Tiranës duke patur mundësinë të jenë prezent në këto trajnime.
“Trajnimi i infermierëve, kryesisht artyre që punojnë në spital, qoftë të rinj por edhe ata infermierë me përvojë i zhvilluar nga Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike në UET ka si qëllim jo vetëm përmisimin e shërbimit shëndetësor në spitale dhe klinika, por gjithashtu trajton shumë cështje që janë problematika apo vështirësi që punonjësit e mjeksisë hasen çdo ditë në punën e tyre të përditshme që përfshin si teknicienët mjeksore, deri tek infermierët, laburantët, fizioterapistët dhe imazheristët. Gjithashtu duke parë edhe fenomenin e pashmëngshëm të emigrimit të bluzave të bardha në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në Gjermani, lind edhe më shumë nevoja për profesionist të mjeksisë të specializuar në profesionin e tyre”“
Ndërkohë profesor Pirro, në cilësinë e Dekanit të Shkencave Mjeksore Teknike duke u ndalur në bashkëpunimin me Qendrën për të Drejtat në Punë theskon se ky angazhim është i dyanshëm si nga ana e UET ashtu edhe nga CLR, ku ne i ofrojmë studenteve mundësinë për të mësuar me anë te cikleve mësimore Bachelor dhe Master. Duke i dhënë më lehtë aksesin për t’u integruar në tregun e punës jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
“Siç e dimë dega e mjeksisë dhe infermierisë është profesion global, prandaj cdo shtet ka nevojë për profesionistë. Në zhvillimin e këtij trajnimi ne do bëjmë të mundur që studentët tanë të marrin pjesë.”