• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Siguria dhe shëndeti në punë në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor

Siguria dhe shëndeti në punë në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor

Qendra për të Drejtat në Punë në bashkëpunim me Urdhërin e Infermierit të Shqipërisë dhe Universitetin Europian të Tiranës, organizuan trajnimin dy-ditor me temë: “Siguria dhe shëndeti në punë i infermierëve në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor”.
Në hyrje të seminarit, me një pjesëmarrje të gjerë të studentëve të shkencave mjekësore, pedagogëve, infermierëve dhe punonjësve të shërbimeve shëndetësore të Tiranës, të pranishmit u njohën me konceptin e sigurisë dhe shëndetit në punë i cili përfshin: kushte pune të mira dhe pagë dinjitoze, marrëdhënie pune sipas legjislacionit, mbrojtje sociale, mbrojtje nga aksidentet në punë, lëndët e rrezikshme dhe sëmundjet profesionale, mbrojtje nga ngacmimet dhe dhuna në vendin e punës, etj.

Gjithashtu të pranishmit u njohën edhe me Udhëzuesin e Raportimit të incidenteve në Spitale, i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Institucionet e sistemit të kujdesit shëndetësor mbartin një numër rreziqesh e dëmesh që mund të ndodhin, të cilat nëse nuk menaxhohen ashtu si duhet dhe nëse nuk mbahen nën kontroll bëhen shkak për dëmtime e pasoja.

Menaxhimi i rreziqeve të mundshme kërkon identifikimin e tyre me anë të vlerësimit të kushteve të punës me qëllim që të identifikohen rreziqe të mundshme dhe ndaj tyre të merren masat e duhura përpara se këto rreziqe apo kushte të jenë bërë shkak për humbje e dëmtime.

Për këtë arsye një element i rëndësishëm i strategjisë për menaxhimin e rreziqeve është Vendosja dhe funksionimi i një Sistemi për identifikimin dhe raportimin e incidenteve.

Ajo që u konstatua gjatë trajnimit ishte mungesa e dijenisë së infermierëve mbi këtë udhëzues të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë si edhe mungesa e njohurive bazë të Kodit të Punës apo të legjislacionit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjithashtu në shumicën e institucioneve ku infermierët janë punësuar mungojnë Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të cilët janë instrumente ligjorë që merren me parandalimin rreziqeve në vendin e punës.

Qendra për të Drejtat në punë mbetet e angazhuar në informimin e partnerëve socialë dhe grupeve të interesit lidhur me detyrimin ligjor për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe zbatueshmërinë në praktikë.

Trajnimi dy-ditor u mbyll me pjesën praktike ku u simulua mënyra e ngritjes dhe funksionimit të Këshillave të Sigurisë në Punë.

5 thoughts on “Siguria dhe shëndeti në punë në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor”

  1. Çok yararlı bi yazı olmuş hocam teşekkür ederim .Sizin yazılarınızı beğenerek okuyorum elinize sağlık.

  2. Najczęstszymi przyczynami niewierności między parami są niewierność i brak zaufania. W czasach bez telefonów komórkowych i Internetu kwestie nieufności i nielojalności były mniejszym problemem niż obecnie.

  3. Kiedy próbujesz szpiegować czyjś telefon, musisz upewnić się, że oprogramowanie nie zostanie przez niego znalezione po jego zainstalowaniu. https://www.mycellspy.com/pl/tutorials/how-to-hide-spy-apps-and-track-other-phones-remotely/

  4. Edisont says:

    This was such an interesting read! I chuckled a few times. For more laughs and insights, visit: DISCOVER HERE. Anyone else have thoughts on this?

  5. Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?