“Promovim dhe mbrojtje të drejtave të grave në sektorin e shëndetësisë”
Me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të Gruas, në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, u organizua nga Qëndra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD) një një aktivitet sensibilizues për të drejtat e grave në punë, me temë “Të promovojmë dhe të mbrojmë të drejtat e grave në punë në sektorin shëndetësor”
Aktiviteti u organizua ne kuader të projektit “Promovimi i te drejtave në punë dhe dialogun social” me pjesëmarrjen e me shume se 40 punonjëseve, pjesë e strukturave të sindikatës së QSUT-s, punonjës akademik dhe personel tjetër i Universitetit të Mjekësisë dhe Studentë të ndryshëm të po këtij Universiteti.
Aktivitetin e hapi Z. Edison Hoxha përfaqësues i CLRSD i cili pasi shpjegoi shkurtimisht objektivat e CLRSD theksoi rëndësinë e madhe që kanë për këtë organizatë njohja dhe respektimi i të drejtave të grave në punë.
Në takim mori pjesë edhe kancelarja e Unversitetit e cila është e angazhuar drejtpërdrejtë me burimet njerëzore, e cila përshëndeti të pranishmet duke shprehur angazhimin e Universitetit për mbrojtjen e të drejtave në punë për cdo punonjëse.
Më pas e mori fjalën ekspertja e seminarit Znj. Alma Pula, e cila është njëkohësisht edhe Sekretare e Përgjthshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë. Ajo theksoi rëndësinë e madhe që ka dita e 8 marsit për sensibilizimin e gjithë shoqërisë për të drejtat e grave dhe vajzave jo vetëm në punë por edhe më gjërë. Gjithashtu ajo bëri një ekspoze të situatës së të drejtave të grave në punë dhe në shoqëri duke e parë edhe në këndvështrimin krahasues me vende të tjera. Ende mbetet shumë punë për të bërë që të drejtat e grave në punë të respektohen dhe kjo kërkon angazhimin e vet grave në radhë të parë për të kërkuar të drejtat e tyre. Ajo theksoi rëndësinë e madhe që ka angazhimi i grave në strukturat e sindikatave dhe krijimin e rrjeteve të posacme Brenda sindikatave për mbrojtjen dhe promovimin e barazisë gjinore.
Në takim e mori fjalën edhe Z. Edison Hoxha, përfaqësues i CLRSD dhe ekspert ligjor i marrëdhënieve të punës dhe Dialogut Social.
Ai, pasi bëri një ekspoze të kuadrit ligjor dhe institucional të punës në Shqipëri, theksoi rëndësinë e madhe që ka njohja me të, sidomos për përfaqësuesit e punonjësve. Kuadri ligjor dhe Institucional, sidomos me miratimin e ndryshimeve më të fundit në kodin e punës në vitin 2016 është i plotësuar kënaqshëm, pavarsisht se ngelet një process që vazhdon në cdo kohë. Më pas ai foli për të drejtat e grave në punë, mbrojtja e posacme ligjore që ato gëzojnë sidomos në rastet e barrëlindjeve. Koha e punës, lejet e ndryshme, standartet minimale të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, nevojën e organizimit kolektiv, etj.
Në përfundim të takimit, diskutantët e ndryshëm shprehën interesimin që këto tema që trajtojnë të drejtat në punë jo vetëm të grave dhe vajzave port ë punëtorëve në përgjithsi të vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi informacioni mbi të drejtat në punë në nivelin bazë është shumë i vogël ose mungon totalisht.