Ora news/CLRSD protestë në Bulqizë, për respektimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë të minatorëve

Dhjetëra minatorë u tubuan në Bulqizë në kuadër të nismës për siguri në punë organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolli, i bëri thirrje pushtetit vendor dhe qendror që të kthejnë vëmendjen nga minatorët.
Bulqiza është qyteti simbol i punës në minierë, sektor në të cilin pothuajse çdo familje ka nga një anëtar të punësuar.
Gjithashtu sipas të dhënave të sindikatave, qyteti i minatorëve është dhe vendi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë punës në minierë.