Gëzim Kalaja për minatorët: Të rriten pagat e të ulet mosha e pensionit

Kreu i shoqatës për mbrojtjen e minatorëve shqiptarë, Gëzim Kalaja në një konferencë për shtyp ka folur lidhur me “statusin e minatorit”.
Sipas tij politika duhet të tregojë vëmendje ndaj kësaj kategorie punonjësish. Ai ka kërkuar nga qeveria rritjen e pagës dhe uljen e moshës së pensionit.
“Ne nuk do të ndalojmë deri sa kërkesat tona të miratohen,” – është shprehur Kalaja për të pranishmit.
Kjo kategori punonjësish prej një kohe të gjatë po kërkon të drejtat e saj.(oranews)