CLR thirrje Sindikatave në sektorin privat

CLR ju bën thirrje Sindikatave që funksionojnë në sektorin privat!
Të gjitha sindikatat që funksionojnë në sektorin privat, nëse nuk e kanë bërë deri tani, duhet të fillojnë menjëherë negociatat me punëdhënësit e kompanive private përkatëse ku ato përfaqësojnë punonjësit, me qëllim garantimin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për caktimin e datave 10 deri në 23 mars ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur edhe për punonjësit e sektorit privat!!!
Këto negociata duhet të bëhen vetëm pasi të sigurohen se vazhdimi i punës në kompani garanton të gjitha masat paraprake të nevojshme për mbrojtjen e punonjësve nga Covid-19.
Në të kundërt, duhet të kërkojnë nga punëdhënësi dhe Institucionet mbylljen e menjëhershme të aktivitetit të kompanisë për një periudhë deri në përfundim të emergjencës duke u dakordësuar edhe për çështjen e pagesës së punonjësve.