• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR: Sqarim për punëmarrësit mbi përfitimet nga paketa e dytë financiare e qeverisë

CLR: Sqarim për punëmarrësit mbi përfitimet nga paketa e dytë financiare e qeverisë

CLR njofton nisur nga kërkesat për informacion nga shumë të punësuar në sektorët call center, fasoneri, etj sqarojmë se:


Nga informacioni zyrtar i deritanishëm të punësuarit e subjekteve joakomoduese që janë lejuar të kryejnë aktivitetin dhe janë të punësuar në kompani me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, këtu hyjnë përgjithësisht të punësuarit në call center, fasoneri etj, nuk e përfitojnë pagesën 40.000 lekë.


Për këta, punëdhënësi, në pamundësi për të shlyer pagat për shkak të Covid-19, duhet të marrë kredi nga banka me komisione të garantuara nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga shteti.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?