• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR reagon ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare, në lidhje me konfliktin e punës që vazhdon për punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh

CLR reagon ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare, në lidhje me konfliktin e punës që vazhdon për punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh

CLR reagon ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare, e cila ka mbajtur një pozicion thellësisht pasiv në konfliktin e punës që vazhdon me punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh. Ndërkohë, kompania që administron aktualisht rafinerinë dhe që në mënyrë të pashpjegueshme ka marrë vetëm të drejtat dhe jo edhe detyrimet, fshihet pas faktit se e ka të pamundur të vazhdojë aktivitetin për shkak se nuk furnizohet me naftë bruto që është lënda e parë për funksionimin e rafinerisë dhe për këtë bën rolin e viktimës duke u justifikuar në mënyrë dinake te punonjësit dhe duke i kërkuar qeverisë ta zgjidhë situatën.


Nga ana tjetër kjo kompani nuk i ka shlyer ende punonjësve disa paga të prapambetura gjatë kohës që rafineria nuk ka qenë në funksionim normal, të cilat duhet t’ia kishte shlyer me kohë dhe jo si paga minimale, por si paga të plota.
Për të mos folur më tej për pagat e prapambetura të punonjësve të fituara me vendime gjyqësore të formës së prerë, për të cilat askush nuk merr përgjegjësi…


Kjo është pak a shumë situata së cilës qeveria si institucion përgjegjës nuk arrin t’i japë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë në funksion të interesit publik.
Alternativat janë aty duhet thjesht vullnet dhe vendosmëri për t’i materializuar sa më shpejt.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?