CLR: Në mbështetje të Naftëtarëve të Ballshit

CLR në mbështetje të Naftëtarëve të Ballshit, të cilët përveç se përkohësisht të papunë nga 1 janari 2020, nuk kanë mundur të përfitojnë as pagesën e papunësisë të dyfishuar sipas VKM anticovid-19 nr.254 datë 27.03.2020 për shkak se nuk kanë pasur mundësi objektive të aplikojnë në kohë për pagesën e papunësisë.
CLR ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Prefektit të Qarkut Fier, i cili duhet të koordinojë punën me Ministrin e ngarkuar për zbatimin e planit ekonomik për shkak të Covid-19 dhe Ministritë përkatëse MFE dhe MIE me qëllim që secilit nga punëtorët t’i krijohet mundësia e përfitimit të kësaj pagese për sa kohë vazhdon pezullimi i punës.