CLR: Kërkesë zyrtare Qeverisë Shqiptare për pezullimin e menjëhershëm të punës në sektorët “call center” dhe “fasoneri”

CLR i ka kërkuar sot zyrtarisht Qeverisë Shqiptare dhe gjithë Instancave shtetërore kompetente të kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të punës në sektorët “call center” dhe “fasoneri” në të gjithë Shqipërinë për periudhën deri 23 mars.
Në këto sektorë shërbimesh janë të punësuar rreth 100.000 punonjës.
Njëkohësisht i bëjmë thirrje instancave qeveritare që duke u dakordësuar me punëdhënësit përkatës të marrin përsipër, nësë është e nevojshme, edhe pagesën e punonjësve me pagë minimale për sa kohë vazhdon ndërprerja e punës.
Nuk ka nevojë për vendim të posaçëm pasi kjo masë duhet të vijë në kuadër të vendimarrjes së qeverisë sa i përket ndalimit të grumbullimeve të çdo lloji. Puna në këta sektorë shërbimesh është një grumbullim i pastër dhe që nuk garanton sigurinë dhe mbrojtjen minimale të punonjësve nga Covid-19.