• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR: Dobësohet ndjeshëm marrëdhënia e punës për Inspektorët përgjegjës për kontrollin ushqimor në Republikën e Shqipërisë.

CLR: Dobësohet ndjeshëm marrëdhënia e punës për Inspektorët përgjegjës për kontrollin ushqimor në Republikën e Shqipërisë.

CLR ka komunikuar për dobësimin e ndjeshëm dhe në mënyrë të pashpjegueshme të qëndrueshmërisë në marrëdhëniet e punës për Inspektorët përgjegjës për kontrollin ushqimor në Republikën e Shqipërisë.


Me ndryshimet e fundit ligjore, marrëdhënia e punës për inspektorët e Institucionit përgjegjës për inspektimin e ushqimit është ndryshuar pa asnjë konsultim paraprak duke hequr statusin e nënpunësit civil për inspektorët përgjegjës për kontrollin e ushqimit dhe duke cënuar njëkohësisht edhe një standart të arrirë prej kohësh për këtë kategori punonjësish.


Reformat në këtë sektor janë të domosdoshme dhe të mirëpritura qoftë sa i përket edhe burimeve njerëzore por në asnjë rast kjo mund të bëhet duke cënuar qëndrueshmërinë në punë të punonjësve si një nga elementët kryesorë thelbësorë të punësimit të denjë.
CLR është duke e ndjekur situatën dhe do të shohë me vëmendje ecurinë e këtij procesi dhe qëllimet e vërteta të kësaj iniciative. Projektligji

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?