FTESË PËR OFERTË – Rikonstruksion dhe Arredim
Qendra për të Drejtat në Punë fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrëpjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Realizimi i Rikonstruksionit të Shtëpisë së Punëtorëve dhe arredim/mobilim i saj në kuadër të implementimit të projektit “Fuqizimi i sindikatave SMART në Shqipëri” i cili zbatohet në bashkëpunim me ABF Suedi dhe që financohet nga Swedish Institute.
Sherbimi i kerkuar | Karakteristika | Cmimi me TVSH | njesia | |
1. | Rikonstruksioni dhe rehabilitimi i
Shtepise se Punetoreve |
Prishje muresh jo mbajtese, krijimi i mureve te reja prej gipsi, heqje dhe vendosje dyersh, suvatim, patinim lyerje, prishje pllakash, punime gipsi ne tavan, rregullim dhe sistemim i brendshem, mbikqyrje punimesh | ||
2. | Projektim/arredim | Projektimi dhe arredimi i ambjentit te brendshem, sistemim dhe rikonfigurim i ambjentit | ||
3. | Mobilim | Tavoline pune dhe/ose rafte | ||
Karrige | ||||
Dyer | ||||
TOTALI |
Oferta duhet të paraqitet pranë:
Qendra për të Drejtat në Punë, CLR (Adresa postare: Kompleksi Square 21, Pallati Arlis, Shkalla 4, Kati 3, Tirane, Shqiperi
Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:
– Ofertën ekonomike
– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR
– Niptin
– Vetdeklarim per dhenien e garancise se realizimit me sukses të konstratës sipas objektit të saj.
Komisioni i Prokurimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e kerkuara.
Kriteri i Vlerësimit:
Cdo aplikant duhet të paraqesë ofertën dorazi në një zarf të mbyllur të vetëm dhe të vulosur.
Oferta fituese do të bazohet në parimin e ofertës së përgjegjshme (që plotëson kërkesat minimale të kualifikimit) me cmimin më të ulët.
Kohëzgjatja e kontratës :
Afati i realizimit do të jetë 30 ditë nga data e nenshkrimit të kontratës.
Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 10 ditë dhe skadon më datë 27.12.2024, ora 17:00.
Kliko Këtu për thirrjen e plotë