• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Rekomandime dhe konkluzione mbi konferencën “Puna në distancë në BP6”

Rekomandime dhe konkluzione mbi konferencën “Puna në distancë në BP6”

Konferenca rajonale e mbajtur nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR në Tiranë, Shqipëri më 2 dhe 3 Nëntor 2022, pati në fokus: Punën në distancë në BP6 – dhe implikimet që ajo ka mbi të drejtat e punës, gjininë dhe të drejtat sociale dhe bëri bashkë profesionistë të fushës së punësimit nga Ballkani Perëndimor për të folur për këtë realitet të ri: punën në distancë.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa të konsiderueshëm në përmirësimin e perspektivave ekonomike dhe sociale të qytetarëve të tyre. Megjithatë, rajoni ende përballet me sfida me cilësinë institucionale, infrastrukturën e dobët sociale dhe migrimin e jashtëm. Një ikje e trurit po redukton kapitalin njerëzor të rajonit që është i nevojshëm për rritjen ekonomike, ndërkohë që infrastruktura sociale ekzistuese nuk po arrin të përmirësojë kapitalin njerëzor të atyre që mbeten prapa. Pabarazitë e theksuara gjinore në vendet e Ballkanit Perëndimor janë një faktor kontribues në mungesën e infrastrukturës sociale dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e BP6. Sindikatat kanë dhe duhet të luajnë një rol thelbësor në nxitjen e dialogut social tripalësh në mbrojtje të punonjësve të të gjitha kategorive, duke përfshirë ata që punojnë në distancë të cilët përballen tashmë me sfida të reja për shkak të ndryshimit të kushteve të punës.

Për këto arsye tema kryesore e konferencës ishte “Zooming in në Punën në Distancë në BP6” për të parë më nga afër dhe më në thellësi këtë realitet të ri të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. Secila prej ditëve u organizua në diskutime paneli dhe u fokusua veçanërisht në implikimet mbi të drejtat e punës, gjininë dhe të drejtat sociale.

Secili prej paneleve u shoqërua me punë në grupe gjatë te cilave pjesëmarrësit hartuan rekomandimet e tyre për minimizimin e sfidave të punës në distance. Këto rekomandime janë paraqitur më poshtë të ndara sipas temave të trajtuara.

[/et_pb_text][et_pb_button url_new_window=”on” custom_button=”on” button_text_color=”#ffffff” button_bg_color=”#e02b20″ button_border_color=”#ffffff” button_icon=”%%136%%” button_icon_color=”#ffffff” button_text=”Rekomandime versioni shqip” _builder_version=”3.19.5″ button_url=”http://clr.al/wp-content/uploads/2022/11/CLR_Rekomandime-dhe-Konkluzione_Konferenca-Rajonale-2-3-Nentor-2022-1.pdf” button_font=”||||||||”][/et_pb_button][et_pb_button url_new_window=”on” custom_button=”on” button_text_color=”#ffffff” button_bg_color=”#e02b20″ button_icon=”%%136%%” button_text=” Recommendations in english” _builder_version=”3.19.5″ button_url=”http://clr.al/wp-content/uploads/2022/11/CLR_Recommandations-and-Conclusions_Regional-Conference-3-November-2022_ENG-1.pdf” button_font=”||||||||”][/et_pb_button][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?