• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Siguria dhe Shëndeti në Punë, CLR trajnim me partnerët socialë për funksionimin e Këshillave

Siguria dhe Shëndeti në Punë, CLR trajnim me partnerët socialë për funksionimin e Këshillave

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR, organizon trajnimin me temë “Krijimi dhe funksionimi i Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, më 25 Janar 2019, në Tiranë.

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në Punë në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur nga Olof Palme Center.

Qëllimi i trajnimit është informimi i partnerëve socialë dhe grupeve të interesit lidhur me detyrimin ligjor për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe zbatueshmërinë në praktikë.

Në trajnim marrin pjesë anëtarë të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në disa ndërmarrje të Shqipërisë, përfaqësues të sindikatave, përfaqësues të burimeve njerëzore dhe përgjegjësve për sigurinë të disa kompanive të industrisë së rëndë në vend, si dhe mjekë ndërmarrjeje.

/Program-Trajnim-per-KSSHP-7.pdf

 

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?