• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Sigurimet shoqërore, gabime me gjeneralitetet për 26 mijë punonjës. KLSH: Janë llogaritur gabim edhe kontributet

Sigurimet shoqërore, gabime me gjeneralitetet për 26 mijë punonjës. KLSH: Janë llogaritur gabim edhe kontributet

Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Gabimet që kanë dalë nga një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacionin kanë zbuluar një seri problematikash, që nisin nga sistemet e ‘back-up’-it deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile. KLSH ka gjetur gabime edhe në mënyrën e llogaritjes së kontributeve si për pjesën e punëmarrësit, ashtu edhe për atë të punëdhënësit.

Auditimi

Nga auditimi u konstatua se të dhënat (NID, emër, mbiemër) e punonjësve të importuar nga DPT, me ato të regjistrit të gjendjes civile u identifikuan disa problematika lidhur me informacionin e importuar nga DPT. Janë identifikuar 669 punonjës, të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë. Sipas KLSH-së, janë identifikuar 26,314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID. Gjithashtu janë identifikuar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshëm, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm. Nga kontrolli i të dhënave për NID-et e “sakta në format” me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH-së informacion për 4,028 persona, të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?