PODCAST – SIGURIA DHE SHENDETI NE PUNE

Në kuadër të 28 Prillit – Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Centre for Labor Rights zhvilloi një podcast ndërgjegjësues mbi sigurinë në vendin e punës dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të punëmarrësve në Shqipëri.
Gjatë diskutimit me gazetarin dhe speakerin e News 24 dhe Radio Televizionit Shqiptar Z. Mario Merhori, Z. Edison Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i CLR theksoi se gjatë vitit 2025, 48 persona humbën jetën në vendin e punës në Shqipëri, një shifër më e lartë krahasuar me vitin 2024. Podcasti ngriti shqetësimin për mungesën e standardeve të sigurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe bëri thirrje për më shumë përgjegjësi institucionale, kontrolle efektive dhe ndërgjegjësim për të drejtat e punëmarrësve.