• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Mbrojtja Sociale dhe Organizimi Sindikal: Çfarë Mund të Mësojë Shqipëria nga Modeli Suedez

Mbrojtja Sociale dhe Organizimi Sindikal: Çfarë Mund të Mësojë Shqipëria nga Modeli Suedez

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) zhvilloi tryezën e hapur të diskutimit me temë “Nga Suedia në Shqipëri: Mbrojtja Sociale dhe Fuqizimi i Punëtorëve”, duke mbledhur së bashku sindikalistë, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave për të diskutuar mbi praktikat më të mira të modelit suedez të mirëqenies sociale.

I ftuari Z. Besim Matoshi, ndau përvojën e tij si sindikalist në Suedi dhe prezantoi mënyrën se si funksionon sistemi suedez i sindikatave, organizimi sindikal dhe roli i dialogut social në mbrojtjen e punëtorëve.

Gjatë prezantimit u shpjegua se sindikatat në Suedi janë të organizuara në mënyrë të strukturuar, me bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet organizatave të ndryshme sindikale dhe punëdhënësve. U diskutua mënyra se si negociohen kontratat kolektive, si përcaktohen pagat, orët e punës, kushtet e sigurisë, pensionet dhe mbrojtja sociale për punëtorët.

Gjithashtu u prezantua edhe përvoja e IF Metall, një prej sindikatave më të mëdha industriale në Suedi, me rreth 300,000 anëtarë. Përvoja e saj u përdor si shembull konkret për të ilustruar mënyrën se si funksionon përfaqësimi sindikal, organizimi i anëtarëve dhe negocimi i kontratave kolektive në sektorin industrial.

U theksua se sistemi suedez i mirëqenies sociale lidhet ngushtë me organizimin sindikal, duke u ofruar punëtorëve siguri më të madhe ekonomike, mbështetje në rast papunësie, sëmundjeje apo aksidenti në punë. Shumica e punëtorëve në Suedi mbulohen nga kontrata kolektive, të cilat luajnë një rol kyç në garantimin e standardeve të larta të punës dhe mbrojtjes sociale.

Diskutimi u fokusua në mësimet që mund të përshtaten në Shqipëri, veçanërisht në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale, rritjes së rolit të sindikatave dhe avancimit të kushteve të punës për punëtorët shqiptarë.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?