đŁ Qendra pĂ«r tĂ« Drejtat nĂ« PunĂ« (CLR) publikon analizĂ«n mbi statusin e PunĂ«s sĂ« DenjĂ« nĂ« agjendĂ«n e partive politike pĂ«r zgjedhjet 2025!
đŁ Qendra pĂ«r tĂ« Drejtat nĂ« PunĂ« (CLR) sapo ka publikuar analizĂ«n mbi statusin e PunĂ«s sĂ« DenjĂ« nĂ« agjendĂ«n e partive politike pĂ«r zgjedhjet 2025! Raporti krahason se si PS, PD, LĂ«vizja BashkĂ«, Partia MundĂ«sia dhe ShqipĂ«ria BĂ«het e trajtojnĂ« punĂ«simin, mbrojtjen sociale, tĂ« drejtat e punĂ«torĂ«ve dhe dialogun social nĂ« programet e tyre. NĂ« analizĂ«, evidentohen qartĂ« premtimet konkrete, diferencat ideologjike dhe pesha qĂ« i japin kĂ«to parti çështjeve tĂ« punĂ«torĂ«ve. Lexoni raportin dhe informohuni para votĂ«s! đłïž
Shkurtimisht, po paraqesim disa nga gjetjet kryesore:
- PS ofron premtime të matshme për uljen e papunësisë nën 6%, rritjen e pagës mesatare dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve në tregun e punës.
- PD fokusohet te reforma fiskale, taksa e sheshtë 10% dhe masa emergjente si paga minimale 500 euro, duke synuar më shumë përmes klimës së biznesit sesa programeve direkte të punësimit.
- Lëvizja Bashkë spikat me qasje radikale për punësim dinjitoz: rritje të madhe të pagës minimale, përgjysmim të informalitetit dhe mbështetje për punëtorët emigrantë e organizimin sindikal.
- Partia Mundësia vendos theksin te mundësitë individuale, me taksa të ulëta (8%) dhe reformë të administratës, por me pak masa direkte për punësimin ose të drejtat kolektive.
- Shqipëria Bëhet i jep më shumë peshë ndihmës sociale për kategori të caktuara (psh. statusi i minatorit) dhe masa sociale për fëmijët dhe pensionistët, por më pak fokus te tregu i punës.
Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) ka shpërndarë gjetjet dhe rekomandimet e raportit me partitë politike dhe do të vazhdojë me monitorimin e zbatimit të premtimeve elektorale për punën e denjë, për të nxitur reflektim, për të mbajtur përgjegjës aktorët politikë dhe për të garantuar që fjalët kthehen në vepra.
Gjithashtu Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) rekomandon që diskursi politik për zgjedhjet parlamentare 2025 duhet të thellojë trajtimin e cilësisë e standarteve të punës, reformimin e institucioneve, fuqizimin e dialogut social dhe përfshirjen reale të punonjësve në proceset vendimarrëse si element bazë i demokracisë.
Studimi i plotĂ«: âŹïž