• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

“Përballje” në TV “Scan”, partitë politike përballë ekspertëve për axhendën e “Punës së Denjë”

“Përballje” në TV “Scan”, partitë politike përballë ekspertëve për axhendën e “Punës së Denjë”

“Axhenda e Punës së Denjë”, projekti për monitorimin e programeve politike para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit, që po zbatohet nga Qendra e Marrëdhënieve të Punës dhe Dialog Social, CLRSD, ka qenë tema e emisionit “Përballje” e gazetarit Franko Egro që transmetohet cdo të premte në TV ‘Scan”.

I ftuar përballë dy përfaqësuesve politikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Majlind Lazimi, Sekretar për cështjet ekonomike LSI dhe Adela Karapici, eksperte LSI,

ishte dhe eksperti i CLRSD, Edison Hoxha.

Avokati Hoxha bashkë me profesionistë të tjerë të fushës së ekonomisë diskutuan mbi 4 komponentët e “Punës së Denjë”, që janë në fokusin e monitorimit të programeve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë analizës së një prej komponentëve të “Punës së Denjë”, punësimi, ekspertët e ekonomisë ngritën pyetje ndaj përfaqësuesve të LSI mbi realizimin e këtij komponenti në realitet.

Projekti “Axhenda e Punës së Denjë”, ka në fokus monitorimin e 4 komponentëve në programet politike të forcave politike që garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, sic është punësimi, mbrojtja shoqërore, dialogu social dhe dhe të drejtat e punëmarrësve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=zbxS_ee2E2c&app=desktop

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?