Webinar “Dualiteti i grave si sfidë”
Çfarë është dualiteti i jetës së grave?
Një sfidë, ku pritet që gratë të balancojnë jetën e tyre personale dhe profesionale apo një kompromis ku gratë duhet të zgjedhin midis aspiratave të karrierës dhe përgjegjësive të tyre familjare.
Diskutuam me 4 paneliste të shkëlqyera mbi sfidat që hasin për të balancuar jetën e tyre profesionale me atë personale dhe zgjidhjet që ato kanë gjetur për këto sfida.
Në të vërtetë dualiteti i jetës së grave nuk është një çështje personale, por një çështje shoqërore. Gratë nuk duhet të zgjedhin mes jetës së tyre personale dhe profesionale, por duhet të jenë në gjendje të lulëzojnë në të dyja.
Duke adresuar çështjet themelore shoqërore që kontribuojnë në dualitetin e jetës së grave, ne mund të krijojmë një botë më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.