• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Trajnim për sigurinë dhe shëndetin në punë të infermierëve

Trajnim për sigurinë dhe shëndetin në punë të infermierëve

Qendra për të Drejtat në Punë në bashkëpunim me Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë organizon trajnimin dy-ditor (25-26 tetor) për sigurinë dhe shëndetin në punë të infermierëve në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor.
Ky trajnim është i pari me këtë tematikë i organizuar për edukimin e punëmarrësve që punojnë në sektorin e infermierisë dhe është akredituar maksimalisht nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
Gjatë ditës së parë u trajtuan disa tema sensitive për situatën e sigurisë dhe shëndetit në punë në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi dhe profesionin e infermierit në veçanti, tema për të cilat CLR ka qenë gjithmonë e angazhuar.
Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit morën informacion për kuptimin ligjor të konceptit të sigurisë dhe shëndetit në punë i cili përfshin: kushte pune të mira dhe pagë dinjitoze, marrëdhënie pune sipas legjislacionit, mbrojtje sociale, mbrojtje nga aksidentet në punë, lëndët e rrezikshme dhe sëmundjet profesionale, mbrojtje nga ngacmimet dhe dhuna në vendin e punës, etj.
Ky seksion i parë evidentoi mungesën e theksuar të njohurive të infermierëve për kodin e punës dhe ligjet që rregullojnë sigurinë dhe shëndetit në punë.
Edhe pse legjislacioni Shqiptar garanton mbrojtje të të drejtave të punëmarrësve dhe është hartuar mbi transpozimet e konventave të ILOS  dhe legjislacionin evropian, mosrespektimi rigoroz i tij nga ana e punëdhënësve dhe mungesa e njohurive nga ana e punëmarrësve, ka sjellë edhe mbrojtje më të ulët të punëmarrësve shqiptarë në marrëdhëniet e punës, duke rritur shkallën e ekspozimit të tyre ndaj rreziqeve të sigurisë dhe shëndetit. Në këtë kuptim, infermierët, janë ndër grupet më të rrezikuara të marrëdhënieve të punës në Shqipëri dhe nevoja për ndërhyrje në mbështetje të tyre është imediate nga të gjithë aktorët e linjës. 
Qendra për të Drejtat në Punë e organizon këtë seminar dy-ditor me qëllimin e rëndësishëm për të shtuar njohuritë dhe rritur ndërgjegjësimin e infermierëve mbi të drejtat në punë dhe format e ligjshme për të kërkuar zbatimin dhe mbrojtjen e tyre. Në përfundim të trajnimit Qendra për të Drejtat në Punë në bashkëpunim me Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë propozuan replikimin e këtij formati dhe hartimin e një kalendari aktivitetesh për trajnimet nëpër të gjitha qarqet gjatë vitit 2020.

3 thoughts on “Trajnim për sigurinë dhe shëndetin në punë të infermierëve”

  1. Afficher le contenu du bureau et l’historique du navigateur de l’ordinateur de quelqu’un d’autre est plus facile que jamais, il suffit d’installer le logiciel keylogger.

  2. Si vous envisagez d’utiliser une application d’espionnage de téléphone portable, vous avez fait le bon choix. https://www.mycellspy.com/fr/tutorials/best-cell-phone-spy-apps-online-free-trials/

  3. Murielt says:

    Fantastic article! Your perspective on this topic is truly insightful. For those looking to explore this further, I found an excellent resource that complements your points: READ MORE. I’m eager to hear what others think about this!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?