• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

TOP CHANNEL/ Monitorimi i deklaratave politike për punësimin në fushatë

TOP CHANNEL/ Monitorimi i deklaratave politike për punësimin në fushatë

Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social ka bërë një tjetër lloj monitorimi të fushatës elektorale, atë të dekaratave dhe diskursit për punën.

CLRSD thotë se LSI vazhdon të ruajë të njëjtin ritëm të lartë mbi promovomin e politikave të punësimit, referuar monitorimit të deklaratave politike, monitorim që ka nisur që nga muaji prill. Ndërsa PD dhe PS vihet re se e kanë shtuar ritmin.

“Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të fushatës elektorale për periudhën Maj-Qershor i kryer nga Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, partitë e tjera parlamentare nuk kanë shprehur asgjë lidhur me punën e denjë, përveç një rasti të PDIU. Nga monitorimi i deklaratave politike të përfaqësuesve të partive parlamentare gjatë muajit Prill, rezultoi se: PS ka përmendur 11 herë elementë të Punës së Denjë. Tetë herë mbi politikat e punësimit, tre herë mbi mbrojtjen shoqërore, asgjë mbi të drejtat e punëtorëve dhe dialogun social. PD ka përmendur 5 herë elementë të Punës së Denjë. Tre herë mbi mbrojtjen shoqërore dhe dy herë mbi politikat e punësimit”, vërehet në raport.

Raporti thotë më tej se dialogu social dhe të drejtat e punëtorëve akoma nuk gjejnë vend në komunikimin politik të dy partive të mëdha PD dhe PS. Ndërsa LSI ka 14 deklarime lidhur me punën e denjë, të gjitha lidhur me politikat e punësimit.

Duke bërë një krahasim mes PS dhe PD, raporti tëhotë se punësimi dhe mbrojtja shoqërore janë të vetmet elemente të Punës së Denjë, që janë përfshirë në deklaratat e partive politike gjatë takimeve elektorale.

Nga fundi i muajit Prill deri në 25 Maj, PS pati një ulje të ritmit të diskursit publik mbi këto cështje, në krahasim me deklaratat e dhëna në 3 javët e para të muajit prill. Në fillimin e fushatës elektorale dhe në vijimësi, PS thekson më tepër elementin e mbrojtjes shoqërore, sesa punësimin.

Kurse forca e djathtë politike, PD, pati një vrull rritës gjatë dy javëve të para të fushatës krahasuar me muajin Maj. Në ndryshim me PS, demokratët në deklaratat e tyre e vënë theksin tek politikat e punësimit, më pas tek mbrojtja shoqërore.
Dialogu social si dhe të drejtat e punëtorëve, akoma nuk gjejnë vend në komunikimin politik të dy partive të mëdha PD dhe PS.

Procesi i monitorimit të vlerësimit të programeve politike të partive që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, është një projekt që ka nisur të zbatohet nga Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, me mbështetjen financiare të fondacionit suedez “The Olof Palme International Center”, që në fillim të muajit prill dhe përfshin periudhën e monitorimit para dhe gjatë fushatës elektorale.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=358103

One thought on “TOP CHANNEL/ Monitorimi i deklaratave politike për punësimin në fushatë”

  1. How to spot a spouse cheating on a marriage? Here are some examples of unfaithful partners. https://www.xtmove.com/how-find-out-your-spouse-phone-that-they-cheated-you/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?