• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

S’u paguan nga ARMO, CLRSD fiton gjyqin në mbrojtje të punëtorëve të Bitumit Përrenjas

S’u paguan nga ARMO, CLRSD fiton gjyqin në mbrojtje të punëtorëve të Bitumit Përrenjas

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD) në bashkëpunim me “Konsulencë Ligjore Falas” sapo perfundoi me sukses përfaqësimin gjyqësor të disa punonjësve të repartit të Bitumit, Prrenjas, pjesë e Shoqërisë ARMO sh.a. për të detyruar këtë të fundit gjyqësisht të paguaj pagat mujore të papaguara për punonjësit e këtij reparti.
Prej datës 15 korrik 2015 e deri më sot edhe pse vazhdojnë punën normalisht ata nuk kanë marrë pagat mujore nga punëdhënësi, duke ju thënë se kjo cështje do të zgjidhet shumë shpejt dhe se është një ngërc i momentit me të gjithë punonjësit e kompanisë.
Ndër të tjera si në kontratën kolektive të nëshkruar ndërmjet sindikatës dhe punëdhënësit ashtu edhe në ligjin nr.7961 dt.12/07/1995 “Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, është përcaktuar detyrimi i cdo punëdhënësi për të paguar ndaj cdo punëmarrësi pagën mujore si një e drejtë thelbësore njerëzore dhe kontraktuale për cdo punëmarrës.

Prej më shumë se 2 vitesh, punonjësit edhe pse punonin cdo ditë, nuk merrnin pagat e tyre mujore sipas ligjit dhe kontratës kolektive te punes.
Nisur nga sa më sipër fillimisht ne jemi përpjekur që kjo cështje të sqarohej duke u përpjekur fillimisht ta zgjidhnim problematikën e krijuar me mirkuptim me punëdhënësin por nuk patëm asnjë rezultat.
Më pas u përpoqëm që kjo situatë, minimalisht për pagat e prapambetura, të zgjidhej nëpërmjet organeve shtetërore, por edhe kjo nuk pati asnjë rezultat, me gjithë mirëkuptimin e tyre për të drejtat tona legjitime për të përfituar pagat e pamarra mujore.
Nisur nga sa më sipër dhe meqënëse problematika e tyre për pagesën e pagave të prapambetura nuk ka mundur të marrë asnjë zgjidhje nëpërmjet rrugëve paragjyqësore, u detyruam ti detyrohemi gjykatës për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me të drejtat ligjore dhe kontraktuale në Republikën e Shqipërisë.
Procesi gjyqesor në Gjykatën e Rethit Gjyqësor Tiranë sapo ka përfunduar me sukses dhe cdo punonjës që pranoi të përfaqësohej nga ne përfitoi pagat e e papaguara nga muaji Gusht 2015 dhe deri më sot, korrik 2017.
Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjithë punëmarrësve, sindikatave që përfaqësojnë interesat e tyre dhe cdo grupi interesi që vepron për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, të cilët pretendojnë se ju shkelen të drejtat e tyre në vendin e punës apo që largohen padrejtësisht nga puna në mënyrë kolektive, sidomos, por edhe raste të largimeve individuale, që të na kontaktojnë në cdo moment për këshillim dhe asistencë ligjore falas në cdo kohë dhe për cdo rast.

2 thoughts on “S’u paguan nga ARMO, CLRSD fiton gjyqin në mbrojtje të punëtorëve të Bitumit Përrenjas”

  1. Some software will detect the screen recording information and cannot take a screenshot of the mobile phone. In this case, remote monitoring can be used to view the screen content of another mobile phone. https://www.xtmove.com/how-view-the-screen-content-another-phone/

  2. Gabrielt says:

    Excellent article! The depth of analysis is impressive. For those wanting more information, I recommend this link: FIND OUT MORE. Keen to see what others think!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?