• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

“Shqipëria, e paaftë” – Wef: Keqshfrytëzon kapacitetin e të arsimuarve dhe të rinjve

“Shqipëria, e paaftë” – Wef: Keqshfrytëzon kapacitetin e të arsimuarve dhe të rinjve

Indeksi i kapitalit njerëzor është një ndër dokumentet më të rëndësishëm që publikohet çdo vit e që mat zhvillimin njerëzor të një vendi dhe kapacitetin e pashfrytëzuar, kryesisht si pasojë e mungesës së investimeve në arsim. Tabloja e plotë e këtij raporti është më e gjerë se thjesht një zhvlerësim i Shqipërisë me 15 pozicione në krahasim me një vit më parë.

Indeksi përpilohet mbi bazën e 4 nën-indikatorëve. Në atë më të rëndësishmin që i referohet shfrytëzimit efikas, Shqipëria renditet e 120-ta në botë, ndër 130 shtete të marra në vlerësim.

Ky nën-indikator në vetvete përpilohet mbi bazën e katër-nënindikatorëve të tjerë, papunësia, nënpunësimi, pra punësimi jo i duhur i atyre me kualifikim të lartë, hendeku gjinor në punësim, si dhe norma e pjesëmarrjes në forcën punëtore. Këta nën-indikatorë më tej janë të ndarë në bazë të 4 grupmoshave të ndryshme.

Sa i përket normës së papunësisë te grupmosha nga 15 deri në 24 vjeç, Shqipëria është e 117-ta në botë, ndër 130 shtete.

Nën-indikatori me performancën më të dobët ndërkohë është ai që mat normën e pjesëmarrjes në forcën e punës, ku në të katërta grupmoshat, vendi ynë është ndër të fundit në botë, siç duket qartë nga kjo tabelë.

Ajo që i jep trajtë sa dramatike, aq edhe qesharake situatës së Shqipërisë është renditja në nën-indikatorin që i referohet papunësisë te grupmosha mbi 65 vjeç. Këtu, Shqipëria regjistron performancën e saj më të mirë, duke u renditur e 48-ta në botë.

Përfundimet e raportit të forumit ekonomik botëror, që është një ndër institucionet më prestigjioze në botë, dhe ndër më të besueshmet kur bëhet fjalë për raporte globale dhe renditje, flasin për një situatë në kufijtë e tragjikes, pasi tregojnë një vend krejtësisht të paaftë për të shfrytëzojë kapacitetet që ka.

2 thoughts on ““Shqipëria, e paaftë” – Wef: Keqshfrytëzon kapacitetin e të arsimuarve dhe të rinjve”

  1. Para esclarecer completamente suas dúvidas, você pode descobrir se seu marido está traindo você na vida real de várias maneiras e avaliar quais evidências específicas você tem antes de suspeitar que a outra pessoa está traindo. https://www.xtmove.com/pt/how-to-track-my-husband-phone-calls-and-texts-find-signs-of-husband-infidelity/

  2. Florancet says:

    Fantastic perspective! I found myself nodding along. For additional info, click here: LEARN MORE. What’s everyone’s take?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?