Sfidat e tregut të punës në rendin e ri post Covid-19
Pandemia e ka përshpejtuar nevojën që njerëzit rreth globit të kenë aftësitë e domosdoshme teknologjike dhe akses për të bërë punën e tyre. Edhe pse numri ditor i infektimeve botërisht duket se është stabilizuar, SHBA ka parë një numër të paprecedentë njerëzish që dorëzojnë dosje papunësie dhe 57% e amerikanëve të anketuar së fundmi raportojnë se ndihen të shqetësuar se mund të humbasin punën.
Pamja aktuale është e zymtë, dhe shumë vende të botës ende nuk e kanë ndjerë impaktin e plotë të pandemisë. Megjithatë, rekuperimi do të vijë, pra çfarë duhet të bëjnë individët që të sigurojnë kthimin e tyre si fuqi punëtore më e fortë?
Duke rritur aftësitë
Shumë nga aftësitë që njerëzve u duhet për të qënë të punësueshëm gjatë dhe pas COVID-19 janë digjitale, të cilat do të mundësojnë, por jo të garantojnë, elasticitet, kreativitet dhe aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët. Në zona ku pandemia është ende një rrezik aktiv, njerëzit duhet të jenë në gjendje që të kryejnë punë ndërsa po operojnë në distancë nga kolegët. Menaxherët dhe liderët e ekipeve iu duhen aftësitë që kërkohen për të motivuar dhe menaxhuar ekipe të shpërndara. Njerëzit që kërkojnë punë mund ta gjejnë veten duke konkuruar në një punë digjitale që ndryshon shpejt dhe me të cilën janë të pa mësuar.
Pabarazitë
rajonale me shumë mundësi do të rriten, me rajonet tashmë të lëna mbrapa në
epokën digjitale që do të përjetojnë vështirësi në rritje. Dy shembuj të tillë
janë zonat rurale ku sistemet e shëndetësisë që janë më të dobëta do të përkeqësojnë
impaktin e pandemisë dhe disa zona urbane, sidomos në botën në zhvillim, ku
popullsi të mëdha po përballeshin me situata të skajshme punësimi edhe para
COVID-19.
Nëse të mbijetuarit dhe të lulëzuarit në gjurmët e COVID-19 janë objektivat
tona si shoqëri, ku duhet të fillojmë dhe si duhet ta skicojmë rrugën tonë të
së ardhmes?
1. Të përshpejtojmë lëvizjen për në platformë
Një nga efektet më të menjëhershme ekonomike të COVID-19 është të përshpejtojë përpjekjet aktuale të bizneseve, qeverive dhe individëve që jo vetëm të digjitalizojnë, por gjithashtu të tranzitojnë ekonominë në një model platforme.
Një biznes platformë merr një qasje të ngjashme me atë të gjigandëve teknologjikë. Platformat që këto kompani kanë krijuar ekosisteme të përbëra nga teknologji, sherbime dhe produkte që i sjellin konsumatorët dhe prodhuesit bashkë, dhe të cilat mund të shkallëzojnë shpejt dhe të inkurajojnë bashkëpunime me palë të treta, duke zgjeruar shtrirjen e tyre.
Aftësia jonë kolektive për të operuar në mënyrë të suksesshme në një botë të bazuar në platformë do të bëhet shumë më e rëndësishme tani sepse modelet lineare – shembulli më bazik i të cilëve është linja e montimit të fabrikave – nuk janë të zhdërvjellëta dhe elastike mjaftueshëm për të përballuar përçarje të tilla të mëdha si COVID – 19. Përçarje të tilla do të jenë më prezente në dekadat që do të vijnë, pra rëndësia për të përgatitur bizneset, qeveritë dhe institucionet për këtë nuk mund të ekzagjerohet.
Jo të gjitha sektorët janë tërësisht të përshtashëm për modelin e platformës, por shumë industri dhe kompani që nuk kanë filluar të evolojnë në atë drejtim do të detyrohen ta bëjnë atë shumë më shpejt. Si një individ, nëse je pronar i një biznesi duhet të eksplorosh mundësi për të përshtatur një model platformë biznesi ose të bësh partneritet me një platformë dhe të përgatitesh për të konkuruar me ta. Dhe të gjithë ne – qofshim pronarë apo të punësuar – duhet të studiojmë platforma për të kuptuar se si ndikojnë në jetët tona, punët tona, dhe të ardhmen tonë.
2. Tranzicioni në punën virtuale
Kërkesa që të angazhohemi tërësisht në sferën virtuale tani, po i shtyn njerëzit në shumë fusha të biznesit të mësojnë jo vetëm aftësi digjitale, por edhe të përmirësojnë aftësi ndihmëse siç janë bashkëpunimi, zgjidhje problemesh me krijueshmëri dhe pranimi i ideve të reja. Menaxherët dhe liderat e grupeve, për shembull, do t’u duhet të mësojnë se si të motivojnë dhe angazhojnë ekipe nga larg.
Në punë, çdo gjë që mund të bëhet online do të bëhet, ndërsa aktivitetet që nuk mundemi t’i bëjmë në distancë do të duhet të rikonfigurohen në ndonjë mënyrë.
Këtu me një vështrim të shpejtë kuptojmë se sa të përshtatshme janë platformat ekzistuese të kompanive për të mbijetuar nga COVID – 19 dhe të lulëzuarit më vonë. Në një ekosistem, lojtarët mbështeten tek njëri- tjetri kolektivisht, ndërsa aspekti virtual shton fleksibilitetin në tërësi, kështu që dobësia në disa fusha nuk do të fundos ndërmarrjen.
3. Vlerëso aftësitë e tua dhe zgjerohu si të nevojitet
Për ata që fitojnë kohë gjatë ditës sepse tani punojnë në distancë dhe nuk duhet të lëvizin për të kryer punën, ka një mundësi për të përdorur kohën për të fituar aftësi të reja. Nëse jeni zhvendosur nga puna apo keni humbur punën si rezultat i COVID – 19, kjo ofron një mundësi për të zgjeruar aftësitë tuaja dhe të rrisni punësimin tuaj.
Sigurisht, shumë njerëz tani duhet të kalojnë kohë duke u kujdesur për fëmijët e tyre të cilët nuk janë në shkollë ose pjesëtarë të tjerë të familjes. Gjithsesi, ndërsa njerëzit mësohen me ndryshim ritmesh të jetës së përditshme në një botë ku puna dhe jeta personale ndodhin në një hapësirë të pandarë, ata munden dhe duhet të ndërtojnë kohë për të vlerësuar aftësitë e tyre, digjitale dhe të ndryshme në rutinat e tyre të reja.
Nuk do të dini se çfarë aftësish do t’ju duhet të përforconi derisa të vlerësoni njohuritë tuaja të tanishme, kështu që bën sens që të fillohet së pari me një diagnozë. Në të njëjtën kohë, ndoshta do të keni mësuar aftësi të reja se si të vazhdoni të bëni punën tuaj pa lënë shtëpinë.
4. Plani për të ardhmen
Të planifikosh për të ardhmen në kohë të pasigurta është dredharake në rastin më të mirë, por mundemi megjithatë të zhvillojmë disa skenare planifikuese personale në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si bizneset vendosin strategjitë. Çelësi është të fillosh të mendosh se ku do të ekzistojë kërkesa për punë dhe si më mirë të përgatitesh për ato hapësira që mundësojnë punësim të ardhshëm.
Disa
pjesë të botës me profile popullsie më të vjetra demografikisht, siç është
Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia, mund të përgjigjen ndryshe në këto trende se
sa popullsi në pjesë të tjera të botës ku ka nevojë për edukim të fuqisë
punëtore. Edukim i cili nuk duhet të vonojë të fillojë.