• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Sesion informues për sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve të ardhshëm shëndetësorë

Sesion informues për sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve të ardhshëm shëndetësorë

Sot, më 26 Prill 2021, në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, CLR në bashkëpunim me klubin Hipokrati të Universitetit Europian të Tiranës, organizoi një sesion informues mbi rreziqet në punë të punonjësve shëndetësorë. 
Në sesion morën pjesë studentë të Falultetit  të Shkencave Mjekësore Teknike, dhe përkatësisht nga degët e infermierisë, fizioterapisë dhe imazherisë. 
Gjatë takimit, profesionistët e ardhshëm të shëndetit, u informuan mbi rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë duke theksuar faktin që profesionet shëndetësore janë profesione me shkallë të lartë rrezikshmërie në punë. Për këtë arsye, njohja me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, që në fazën e studimeve universitare, është e rëndësishme për të edukuar të rinjtë me kulturën e të kërkuarit të të drejtave në punë. 
Studentët e pranishëm në sallë dhe ata të auditorit online, morën njohuri edhe për legjislacionin shqiptar të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe detyrimet e punëdhënësit për të garantuar një mjedis pune të sigurt dhe që kujdeset për shëndetin afatgjatë të punëmarrësve. 
Profesionistët e ardhshëm shëndetësorë mësuan se siguria dhe shëndeti në punë nënkupton: kushte të mira pune, marrëdhënie pune të ligjshme, mbrojtje nga aksidentet në punë, mbrojtje nga sëmundjet profesionale, higjienë të garantuar të mjedisit të punës, mbrojtje nga ngacmimet në punë, mbrojtje nga agjentë fizike dhe kimike me të cilët punonjësit ndërveprojnë gjatë kryerjes së detyrave, si dhe mbrojtje nga stresi në punë. 
Sesioni informues zgjoi interesin e studentëve për ta parë punën si një marrëdhënie në të cilën atyre ligjërisht iu garantohet të jenë jo vetëm pjesëmarrës por vendimmarrës të rëndësishëm të organizimit dhe funksionimit të saj. Në mënyrë që kjo të arrihet, duhet që punonjësit të kenë njohje të mira të legjislacionit dhe përfaqësimin  e duhur kolektiv. 

2 thoughts on “Sesion informues për sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve të ardhshëm shëndetësorë”

  1. Lorsque vous oubliez le mot de passe pour verrouiller l’écran, si vous n’entrez pas le mot de passe correct, il sera difficile de le déverrouiller et d’y accéder. Si vous trouvez que votre petit ami / petite amie est suspect, vous avez peut-être pensé à pirater son téléphone Samsung pour obtenir plus de preuves. Ici, nous vous fournirons la meilleure solution pour déchiffrer le mot de passe du téléphone mobile Samsung.

  2. Meilleure application de contrôle parental pour protéger vos enfants – Moniteur secrètement secret GPS, SMS, appels, WhatsApp, Facebook, localisation. Vous pouvez surveiller à distance les activités du téléphone mobile après le téléchargement et installer l’apk sur le téléphone cible.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?