Fier, 4 muaj pa rrogë, punëtori kërcënon të hidhet nga oxhaku

Një punëtor i rafinerisë së naftës në Fier kërcënon të hidhet nga oxhaku 50 metra i lartë i kompanisë.
Agim Myrdini, 62 vjeç me një shishe benzinë në dorë kërcënonnga lartësia se do të vetëflijohet, pasi prej 4 muajsh nuk ka marrë rrogën. Ai është ngjitur në orën 09:00 të paradites në oxhakun e lartë duke bërtitur, ‘nëse nuk marr paratë, do të hidhem’. Ndërsa ai ka zgjedhur të protestojë në këtë formë kolegët e tij protestojnë së bashku me të në afërsi të oxhakut mbi të cilin qëndron Myrdini. Babi i 4 fëmijëve punon prej 12 vitesh në këtë kompani por vështirësitë ekonomike e kanë shtyrë të protestojë në këtë mënyrë ekstreme. Lartësia e ndërtesës nga ku kërcënon të hidhet punëtori arrin deri në 50 metra, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe në vendngjarje ka mbërritur një negociator nga kompania e rafinerisë së naftës.
Kjo nuk është hera e parë punonjësit e kompanisë protestojnë, pasi ndaj rafinerisë ka pasur kundërshti edhe më herët ku nuk kanë munguar format ekstreme të shprehjes së pakënaqësisë.
(shqiptarja.com)
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.