• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Fier, 2 muaj pa paga, sërish protesta te rafineria: Do të kalojmë në ekstrem

Fier, 2 muaj pa paga, sërish protesta te rafineria: Do të kalojmë në ekstrem

Rifillojnë sërish protestat nga punëtorët e rafinerisë së naftës.

Sipas tyre premtimet për dhënien e dy pagave mujore dhe të mbi 12 muajve sigurime janë shkaku që janë ngritur sërish në protestë.

Protesta e fundit ishte para dy javësh në Ministrinë Energjetikes për këtë shqetësim disa mujor.

Ata shprehen se morën premtime, por kanë kaluar më se dy javë dhe të gjitha janë harruar.

Sot mbi 50 prej tyre ndodhen pranë uzinës duke protestuar. “Do kalojmë në ekstreme” shprehen disa prej tyre.

“Mos na gënjeni. Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe mos të mbajë anën e drejtuesve të uzinës”.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?