CLR mbështet negocimin kolektiv të SRNSH për disa të drejta për punonjësit e kompanisë Albpetrol
CLR mbështet reagimin e SRNSH për negocimin kolektiv të SRNSH për disa të drejta për punonjësit e kompanisë Albpetrol, të kërkuara e rikërkuara prej vitesh nga sindikata, përfshirë pagën e 13 të sigurtë për çdo punonjës, siguracion për të gjithë punonjësit dhe jo vetëm për një pjesë të tyre, struktura e re e pagave që diskutohet prej kohësh, rritja e pagave me deadline të përcaktuar qartë dhe të vendosur në kontratë brenda 3 mujorit të parë të vitit 2020, transporti për punonjësit, paga në natyrë sa dyfishi i VKM-së edhe pse e kundërshtuar ashpër nga KLSH, shpërblimi në momentin e marrjes së lejes vjetore…etj.