• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Qeveria rrit me 2 mijë lekë të rinj pragun e pagës minimale, do të jetë 26 mijë lekë

Qeveria rrit me 2 mijë lekë të rinj pragun e pagës minimale, do të jetë 26 mijë lekë

Paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur atë me rreth 2 mijë lekë të rinj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që një orë punë do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

 

Vendimi:  

PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

 

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?