• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Ahmetaj: Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit dhe Fierit do marrin statusin e të papunit

Ahmetaj: Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit dhe Fierit do marrin statusin e të papunit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka deklaruar se punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe në Ballsh që nuk kanë marrë rrogat e prapambetura, do të marrin statusin e të papunit për të përfituar pagesën e papunësisë.

Gjatë një deklarate për mediat, ministri Ahmetaj tha se është dhënë urdhri që zyrat e punës në qarkun e Fierit të ndihmojnë punonjësit e rafinerisë që të aplikojnë për statusin e papunësisë.

“Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë.

Ndërkohë qeveria qëndron e gatshme për të mbështetur cdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit”, u shpreh ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Prej disa ditësh naftëtarët po protestojnë duke kërkuar rrogat e tyre të prapambetura.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?