Naftëtarët: Shteti të rimarrë aksionet e rafinerisë
Konflikti i punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe kompanisë, e cila aktualisht e shfrytëzon atë, lidhur me mosdhënien e pagave, mund të zgjidhet përfundimisht vetëm nëse shteti rimerr në përdorim rafinerinë. Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës, të cilët thonë se zgjidhja e arritur këtë të entje mes kompanisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është e përkohshme dhe mund të rishfaqet sërish, duke dëmtuar punonjësit të cilët kanë të drejtë të paguhen për punën që bëjnë. Edison Hoxha, Qendra për Punë të Denjë: Ne mendojmë që zgjidhja përfundimtare do ishte që të merreshin të gjitha aksionet e kompanisë nga shteti. Pra, kjo kompani të merret nën menaxhim nga shteti dhe të kthehej kompani shtetërore. Kjo është e komplikuar, por nuk ka zgjidhje tjetër, aq më tepër pasi është një sektor strategjik i ekonomisë. Prandaj nuk mund të lejohet falimentimi apo abuzimi me këtë rast. Hoxha shton se një tjetër opsion zgjidhje është edhe investimi tek kapitali financiar apo ristrukturimi i kopmanisë, pasi mos’shlyerja e detyrimeve ndaj punonjësve është i mbartur dhe i komplikuar. Edison Hoxha, Qendra për Punë të Denjë: Zgjidhja është që të bëhet një investim i kapitalit financiar si nga pronari privat ashtu edhe pronari publik. Nëse presim që të vijë ndonjë investitor tjetër dhe të bëjë investime, kjo mund të jetë një pritje që mund të vazhdojë pafundësisht dhe ndoshta nuk mund të vijë asnjëherë. Naftëtarët e uzinës naftënxjerrëse në Ballsh, kanë protestuar për të kërkuar pagat e prapambetura dhe pagesat e siguracioneve, ku pas takimeve mes institucioneve, kompanisë dhe sindikatave atyre do iu shlyhen detyrimet.