• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Belortaja: Të lutemi për një mrekulli, që 3 punëtorët kinezë pas pak të jenë gjallë

Belortaja: Të lutemi për një mrekulli, që 3 punëtorët kinezë pas pak të jenë gjallë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, bën thirrje që të gjithë të solidarizohemi me tre punëtorët kinezë që prej disa ditësh qëndrojnë të bllokuar në galerinë e minierës së Bulqisë pas incidentit shënuar të shtunën. Ndërkohë që prej ditësh, kanë vijuar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për t’u futur në nivelin 21 të galerisë. Belortaja shkruan se fakti që ata janë tre punëtorë, shtetas kinezë, kjo nuk i bën më pak të rëndësishëm se shqiptarët. Prej 72 orësh të bllokuar, ata janë tre familjarë, sfidantë të rrezikut, miq të shqiptarëve, fati i të cilëve nuk dihet ende, por shpresohet të jenë gjallë. Reagimin e tij, zv/ministri e mbyll me thirrjen që të gjithë të solidarizohen e të luten që Zoti të ketë bërë mrekullinë.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?