Deklaratë Publike 1- Maj 2026
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë, i përbërë nga sindikata dhe organizata të shoqërisë civile, organizoi një tubim publik me fokus në sigurinë në vendin e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Tubimi u zhvillua në një atmosferë solidariteti dhe angazhimi qytetar, ku morën pjesë punëtorë nga sektorë të ndryshëm, përfaqësues të sindikatave, aktivistë dhe qytetarë të interesuar. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e kushteve të sigurta të punës dhe nevoja për masa konkrete për të parandaluar aksidentet në vendin e punës.
Gjatë fjalimeve, përfaqësues të koalicionit dhe organizatave partnere ngritën shqetësime lidhur me nivelin e lartë të aksidenteve në punë, mungesën e inspektimeve efektive dhe nevojën për forcimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin e tij. Ata bënë thirrje për më shumë përgjegjësi nga institucionet shtetërore dhe punëdhënësit, duke vendosur në qendër jetën dhe dinjitetin e punëtorit.
Në përfundim, tubimi i 1 Majit me anë të Deklaratës Publike përforcoi mesazhin se siguria në punë është një e drejtë themelore dhe jo një privilegj. Deklarata shërben si një thirrje e fuqishme për veprim kolektiv dhe institucional për të garantuar kushte të denja dhe të sigurta pune për të gjithë punëtorët në Shqipëri.
Link-u i Deklaratës Publike: Deklarata 1 Maj 2026_FINAL