“Vërtetimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore”, ja ku mund t’i marrin punëmarrësit që nga dita e sotme
Që prej ditës së sotme Zyrat Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë ngarkuar të japin, vërtetime “Për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore”, për çdo individ që kërkon të pajiset me të.
Lajmi është dhënë dy ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Në një njoftim të publikuare në rrjetin social “Facebook” nga DPT u tha se nga data 1 Qershor 2017, sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve në territor, nuk do të ofrojnë më shërbimin e lëshimit të vërtetimeve “Për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore” për individët punëmarrës.
Po ashtu, Zyra e Tatimeve fton të gjithë qytetarët që të informohen në numrin pa pagesë, 0800 00 02 për më shumë informacion.