Tre muaj pa paga, sërish protestë në Rafinerinë e Naftës në Fier
FIER 150 punonjës të Rafinerisë së naftës kanë protestuar përsëri sot për mos marrjen e pagave për tre
muaj, ndërkohë ata ankohen edhe për mos pagimin e sigurimeve shoqërore prej 18 muajsh. Sipas
punëtorëve ata kanë nga muaji tetor i vitit 2016 dhe deri sot që nuk kanë marrë pagat e tyre. Punonjësit
kanë thënë se nuk do ndalin protestat deri në plotësimin e të drejtës tyre legjitime që është paga për
punën e kryer si dhe sigurimet shoqërore. Shumica e punëtorëve kanë më shumë se 30 vjet që kanë
punuar në uzinë dhe tani mundi nuk shpërblehet. Rafineria e naftës në Fier prodhon për eksport dhe
import bitum dhe solar ndërkohë që i gjithë prodhimi shitet.