Legit New Zealand Online Pokies: Además, el multiplicador de 25x durante los giros gratis es simplemente extraordinario.
  • Pokies Richmond - Parecía interesado en ver cómo estaban haciendo esto.
  • Cherry Jackpot Casino Review And Free Chips Bonus: Green una buena voluntad de £ 30,000, pero con la condición de que nunca vuelva a hablar de la historia..
  • Tragaperras para jugar gratis.

    Play Baccarat Online Real Money
    Nuestros expertos en casinos en línea del Reino Unido entienden completamente lo que es importante en un casino en línea con pontoon blackjack y estamos listos para compartir nuestra visión con usted.
    Trusted Online Gambling Sites
    Le alegrará saber que no se requiere un código de promoción de slots heaven para obtener su bono.
    SkillOnNet, un proveedor con sede en Malta, ha ampliado aún más su oferta de contenido a medida que el proveedor de la plataforma de casino en línea agrega al desarrollador de juegos de casino en línea Push Gaming a su cartera.

    Jugar gratis a juegos clasicos de maquinas recreativas.

    Google Or Casino Poker Machine Games
    Para ganar a lo grande en Big Red free play pokie, es importante hacer buenas combinaciones.
    Top Online Pokies And Casinos 777
    El juego no tiene comodines ni giros gratis.
    7 Signs Casino No Deposit Bonus Codes For Free Spins 2025

    • info@clr.al
    • +355 69 470 2057

    THIRRJE PËR TRAJNERË

    THIRRJE PËR TRAJNERË

    Për të parë thirrjen e plotë klikoni këtu

    Qendra për të Drejat në Punë, CLR me qëllim zgjerimin e grupit te trajnerëve të Akademisë së Punës, AP hap këtë thirrje për aplikim për pozitën e trajnerit/es.

    Akademia e Punës-AP e krijuar në vitin 2018, ofron formim nëpërmjet trajnimit dhe vetëdije për të drejtat e punës. AP synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e njohurive të anëtarëve të grupeve te interesit mbi të drejtat e punës, duke nxitur ndryshime thelbësore në lëvizjen e punës në Shqipëri.

    Përfituesit kryesor të këtij programi trajnimi të Akademisë së Punës janë këto kategori: Drejtues të Sindikatave në nivele të ndryshme, drejtues të institucioneve, menaxherë të partive politike, përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, aktorë të shoqërisë civile të cilët operojnë në botën e punës, dhe individë të interesuar, punonjës, aktivistë shoqëror, institucionet lokale dhe rajonale dhe palët e tjera të interesuara për botën e punës.

    Struktura e AP konceptuar në formën e një Piramide, bazuar në target grupe (grupet e synuara), përfshin të gjitha nivelet e grupeve të interesit lidhur me punën dhe të drejtat në punë. Në këtë piramidë, secili nivel përfaqëson një grup të caktuar të synuar dhe përputhet me hierarkinë e tyre në kontekstin e çështjeve të punës.

    Kjo piramidë stukturore përfshin:

    1. Edukim për Drejtuesit (LEL)
    2. Trajnim për drejtuesit e rinj – Leaders-to-be
    3. Trajnim bazë: për të rinjtë, anëtaret e partive, anëtarët e sindikatave, punonjës, shoqërinë civile, departamentet e BNJ, organizatat e punëdhenësve
    4. Sesione Informimi: Shkollat VET, profesionistët, universitetet

    Detyrat kryesore të pozitës së trajnerit/es përfshijnë:

    • Zhvillimin e materialeve trajnuese në përputhje me tematikat specifike të kurrikulës së AP;
    • Mbajtjen e sesioneve trajnuese dhe ndihmën në aftësimin e pjesëmarrësve;
    • Monitorimin dhe vlerësimin e përparimit të pjesëmarrësve gjatë programit;
    • Bashkëpunimin me ekipin e Akademisë së Punës për përmirësimin e programit.

    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

    • Diplomë universitare (niveli Master) në fushat e lidhura me tematikat e AP;
    • Të paktën 5 vite përvoje pune në fushën e drejtave të punës;
    • Përvojë e mëparshme në mbajtjen e tranimeve;
    • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
    • Njohuri të kënaqshme të gjuhës angleze.

    Tematikat e AP:

    Tema 1. Si të Organizohemi – Manual në ndihmë të fushatave për organizimin e sindikatës NË VENDIN E PUNËS dhe shtimin e numrit të ANËTARËVE

    Tema 2. Çfarë është dhë çfarë nuk është sindikalizmi; E drejta për tu Bashkuar dhe Krijuar Organizata Sindikale

    Tema3. Koncepti i Udhëheqjes – Lidershipi sindikal

    Tema 4. Hyrje në marrëveshjet kolektive të punës

    Tema 5. Negocimi, procesi dhe Aftësitë negociuese të nevojshme

    Tema 6. Advokatësia dhe Lobimi

    Tema 7. Dialogu Social Evropian

    Tema 8. Marrëdhëniet dypalëshe/dialogu social- shoqëror; Marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës në vendin e punës

    Tema 9. Aksioni Sindikal – format

    Tema 10. Zgjidhja paraprake e mosmarrëveshjeve kolektive

    Tema 11. Mbrojtja dhe siguria në vendin e punës

    Tema 12. Menaxhimi organizativ dhe financiar i një organizate sindikale

    Tema 13. Media, Teknologjia e Informacionit dhe Sindikatat

    Tema 14. Sindikata dhe partitë politike, sfidat e bashkëpunimit

    Tema 15. Politikat e punësimit në Shqipëri dhe integrimi Evropian, roli i aktorëve

    Tema 16. Barazia Gjinore dhe diskriminimi në vendin e punës

    Tema 17. Komunikimi përmes prespektivës gjinore – të vërtetat pas diskriminimit gjinor

     

    Për të aplikuar për pozitën e trajnerit, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi ku specifikoni tematikën/at për të cilat po aplikoni, në adresën info@clr.al me subjekt: Aplikim për Trajner – AP. Afati i aplikimit: 15.02.2024.

    Aplikimet e ardhura pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.