• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR: Thirrje sindikatave në Bulqizë t’i lënë dasitë dhe luftën e ndërsjelltë

CLR: Thirrje sindikatave në Bulqizë t’i lënë dasitë dhe luftën e ndërsjelltë

Minatorë dhe aktivistë të mbështetur nga Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës protestuan sot në Tiranë përballë Institucioneve Kryesore Shtetërore për të drejtat e tyre të punës.


CLR i bën edhe njëherë thirrje sindikatave që pretendojnë përfaqësimin e punonjësve në kompaninë “Albchrome” në Bulqizë, t’i lënë mënjanë dasitë dhe luftën e ndërsjellë dhe pavarësisht shkallës së pretenduar të përfaqesimit, të bëhen bashkë për të drejtat e minatorëve në këtë kompani, si mënyra e vetme për të maksimizuar forcën e punëtorëve atje.


Koha është tani!!! Është një kohë për të treguar një shembull solidariteti dhe bashkëpunimi, i cili do t’i shërbente maksimalisht forcimit të pozitës së punëtoreve në këtë kompani dhe do të ishte shembull frymëzues edhe për sindikata e punonjës në sektorë të tjerë të ekonomisë.


Ne jemi të gatshëm në çdo kohë, nëse do jetë e nevojshme që nga pozicion asnjanës dhe objektiv të japim kontributin tonë në këtë drejtim.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?