“Puna e Denjë”, eksperti ligjor i CLRSD i ftuar në emisionin e Ora News “Para dhe Pasuri”
Puna e denjë dhe angazhimi i partive politike në fushaten elektorale sa i takon kësaj cështjeje, ishte tema e emisionit “Para dhe Pasuri”, në televizionin Ora Neës, e drejtuar nga gazetarja Aurora Sulce.
I ftuar për të folur mbi gjetjet e raportit të monitorimit të programeve politike para dhe gjatë fushatës elektorale, projekt që u zbatua në muajt prill-qershor nga Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, me mbështetjen e fondacionit suedez “The Olof Palme International Center”, ishte eksperti ligjor i CLRSD, Edison Hoxha.
Hoxha iu përgjigj pyetjes së gazetares mbi mundësitë e ekonomisë sonë për të gjeneruar punë, referuar një prej premtimeve elektorale të socialistëve, të cilët fituan dhe zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, për hapjen e 220 mijë vendeve të reja të punës.
Eksperti ligjor i CLRSD, Edison Hoxha diskutoi dhe mbi punësimet e reja vitet e fundit në Shqipëri, në sektorin e fasonerisë dhe Call Center.
Ai iu përgjigj pyetjes së gazetares nëse këta sektorë nënkuptojnë punësim cilësor dhe a kemi ne sektorë që kanë potenciale për punësim që duhen nxitur.