CLR: NJË PAGË LUFTE NUK MJAFTON PËR 16 ORËT E PUNËS SË NAFTËTARËVE TË KUÇOVËS

CLR është në mbështetje të naftëtarëve të Kuçovës, të cilët kanë punuar 16 orë dhe thonë që nuk mund të mjaftohen vetëm me një pagë lufte.
Ulja e pagave në masën 60% ka ngritur në protestë edhe punonjësit e Alpetrol në Kuçovë. Ditën e sotme ato janë mbledhur para zyrave të kompanisë dhe u shprehën se është e padrejtë që të trajtohen me pagë luftë pasi kanë punuar çdo ditë nga 16 orë.
“Zoti kryeministër larg duart nga Kuçova, Kuçova është e kuçovarëve”, është një nga parullat që mbajnë në duar punëtorët. Kreu i sindikatës së naftëtarëve në Kuçovë, Sotiraq Kristo ka paralajmëruar se nëse nuk ndryshon vendimi do të hidhen në grevë. Artikulli i plotë