• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR: DEKLARATË NË LIDHJE ME DITËN BOTËRORE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

CLR: DEKLARATË NË LIDHJE ME DITËN BOTËRORE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

CLR deklaratë në lidhje me Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Mesatarja vjetore e aksidenteve në punë në Shqipëri luhatet midis 150-200 të aksidentuarve. Vetëm vitin e fundit, humbën jetën duke punuar 38 punonjës. Të gjitha qarqet e Shqipërisë kanë shënuar të vdekurit e tyre në punë.


Në këtë ditë të shënuar, ne bëjmë thirrje për më shumë respektim të dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë nga ana e punëdhënësve për të përmbushur detyrimin e tyre për pajisjen e punëmarrësve me mjetet mbrojtëse individuale dhe kolektive.
Nga ana tjetër punëmarrësit duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e pajimeve mbrojtëse individuale dhe për të denoncuar pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës punëdhënësit të cilët nuk garantojnë vende pune të sigurta dhe të denja.


Pavarësisht, mbrojtjes që mund të vijë nga institucionet monitoruese dhe vetë ligji, mbrojtja më e mirë për punëtorët është organizimi kolektiv.
176 punëtorë janë aksidentuar në punë gjatë vitit 2019.
38 persona kanë humbur jetën.
Mungojnë statistikat për sëmundjet profesionale.
Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë në ç’mënyre puna po ju dëmton shëndetin. Organizimi në Sindikata është mënyra më e mirë për të mbrojtur të drejtat në punë. 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?