• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

THIRRJE PËR KËRKUES SHKENCOR NË FUSHËN E PUNËS DHE PUNËSIMIT

THIRRJE PËR KËRKUES SHKENCOR NË FUSHËN E PUNËS DHE PUNËSIMIT

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) po kërkon një Kërkues Shkencor për të mbështetur në vazhdimësi organizatën në hartimin e policy papers, dokumenteve analitike dhe studimeve në fushën e punës dhe punësimit dhe përthyerjen e tyre në praktikë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi i dokumenteve të politikave dhe analizave mbi të drejtat nw punë, punësimin dhe çështje të lidhura me tregun e punës.
  • Realizimi i kërkimeve shkencore mbi sindikalizmin, pagat, kushtet e punës, marrëdhëniet industriale dhe mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave për hartimin e raporteve dhe rekomandimeve për politikat publike.
  • Mbështetja e CLR në nisma advokuese për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në fushën e punës.

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Master ose Doktoraturë në Shkenca Sociale, Drejtësi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë praktike në kërkime mbi çështjet e punës, sindikalizmit, marrëdhënieve industrial të punës dhe politikave të punësimit.
  • Njohuri praktike të thelluara mbi kuadrin ligjor dhe institucional për punën dhe punësimin në Shqipëri dhe kontekste të ngjashme.
  • Aftësi të forta analitike dhe përpunimi të të dhënave.
  • Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumenteve kërkimore dhe politikave në cdo nivel.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Si të aplikoni?

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë një CV të përditësuar dhe një letër interesi në adresën e emailit: info@clr.al  me subjektin “Aplikim për Kërkues Shkencor – CLR”.

Për informacion dhe shpjegime mund të kontaktoni: +355 694702057

Afati i aplikimit: 31.03.2025

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistës.

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?