Primaplay Casino 100 Free Spins Bonus 2025: No, todo lo que necesita hacer es registrarse como un nuevo cliente mayor de edad y que viva en el estado de Iowa.
  • Yaybingo Casino Login App Sign Up - Contamos más de cinco mil juegos de tragamonedas diferentes dentro de los casinos de Miami, y eso sin tener en cuenta todas las mesas de cartas y las ruletas.
  • Demo Games Casino: Estos incluyen comodines en expansión, respins, líneas de pago bidireccionales y una rueda de jackpot.
  • Aplicaciones para poker.

    Best Slot Machines
    Por lo tanto, deberá estar bien informado para tomar la mejor decisión.
    Are Online Slots Fair
    En nuestra revisión de Casitabi Casino, aprenderá todo lo que necesita saber sobre el sitio antes de registrarse.
    Un navegador web es una pieza de software en su computadora.

    Como ganar bingo online.

    Title Casino Review And Free Chips Bonus
    Juega Hammer of Vulcan Gratis Ahora.
    Dragonlink Slot Machine
    En Race Casino, los jugadores pueden utilizar 11 métodos de pago para realizar un depósito.
    Ohmyzino Casino Login App Sign Up

    • info@clr.al
    • +355 69 470 2057

    SHPALLJE VEND VAKANT – KOORDINATOR PROJEKTI

    SHPALLJE VEND VAKANT – KOORDINATOR PROJEKTI

    CLR shpall vëndin vakant për “Koordinator Projekti” për projektin:

    Strengthening capacities and policy engagement of community service providers – IRIS PROGRESS.” zbatuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR si partnerë kombetarë të IRIS NETWORK për Shqipërinë. 

    Qendra për të Drejtat në Punë, CLR fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Koordinator Projekti”.

    Ky projekt synon të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit të grupeve të margjinalizuara në Ballkanin Perëndimor.

    Objektivat kryesorë të projektit janë:

    Objektivi i përgjithshëm është arritja e demokracive pjesëmarrëse në procesin e përafrimit me BE-në të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke avancuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

    Objektivi specifik është arritja e kapaciteteve më të forta të OSHC-ve për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit të grupeve të margjinalizuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Rrjeti IRIS është i vetmi rrjet rajonal që bashkon organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime sociale në rajonin e Evropës Juglindore (nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova).

    Secili nga vendet e rajonit ka një rrjet kombëtar IRIS, i cili funksionon në kuadrin e rrjetit IRIS, një organizatë ombrellë, e cila aktualisht mbledh rreth 164 organizata anëtare që ofrojnë lloje të ndryshme shërbimesh sociale për grupe të ndryshme sociale të cenueshme

    Rrjeti IRIS u themelua në vitin 2012 dhe që në fillim kishte mbështetje të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i rrjetit IRIS është të forcojë rolin e organizatave të ofruesve të shërbimeve sociale në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojë që këto organizata të njihen si partnerë të barabartë nga sektori publik. Rrjeti IRIS ofron një sërë shërbimesh për anëtarët (nga përfaqësimi, mbështetja për anëtarët nga licencimi, trajnimi, te menaxhimi i projekteve dhe mbështetja financiare), gjë që e bën atë unik në këtë sektor në nivel rajonal.

    TERMAT E REFERENCËS

    PËR PROKURIMIN ME OBJEKT “KOORDINATOR PROJEKTI” (me kohë të plotë) – 

    Projekti Strengthening capacities and policy engagement of community service providers – IRIS PROGRESS.” zbatuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR si partnerë kombetarë të IRIS NETWORK për Shqipërinë. 

    Prokurimi për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për “Koordinator Projekti” synon: 

    – Të kontraktohet një “Koordinator Projekti”, me aftësi të larta profesionale, i cili/cila do të koordinojë aktivitetet e projektit sipas rregullave te vendosur nga donatori dhe CLR.

    Detyrat e Koordinatorit të Projektit do të jenë si më poshtë:

    • Përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e projektit në bashkëpunim me partnerët rajonalë të IRIS Network;
    • Të përgatisë planin mujor të punës për zbatimin e projektit;
    • Të koordinojë aktivitetin e përditshëm në zyrë dhe aktivitietin e IRIS Network për Shqipërinë;
    • Të bashkëpunojë dhe koordinojë punën me trajnerët e ekspertët;
    • Të jetë përgjegjës për cilësinë e raporteve narrative dhe financiare të përgatitura prej saj brenda afateve të përcaktuara në kontratën e nënshkruar me donatorin.

    Koordinatori që do të kontraktohet nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës. 

    Grafiku i ekzekutimit të shërbimit: Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara përgjatë periudhës Shtator 2024 – Dhjetor 2025 nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.

    KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL

    Për Koordinatorin:

    • Të ketë diplomë universitare, preferohet të lidhura me ceshtjet sociale dhe te punes (BA dhe/ose MA/MSc);
    • Përparësi pasja e eksperiencave të mëparshme pune me projekte dhe organizata të tjera;
    • Njohja në nivel profesional i gjuhës angleze eshtë kusht. 

    Kandidati duhet të dorëzojë pranë Qendra për të Drejtat në Punë, CLR

    • CV-në
    • Fotokopje diplome,listën e notave dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
    • Një referencë (bashkë me kontakte) nga një punëdhënës i mëparshëm nëse ka

    Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Qendra për të Drejtat në Punë, CLR me e-mail deri me datë 01.09.2024, ora 17:00 në adresën e e-mailit: info@clr.al ).

    Komisioni i Prokurimit i ngritur nga CLR do të vlerësojë nëse kandidatët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit. 

    Afati kohor për paraqitjen e kërkesave për shprehje interesi skadon më datë 01.09.2024, ora 17:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do të skualifikohen.

    Vlerësimi i kandidatëve konkurrues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues. Të interesuarit mund të marrin informacion të mëtejshëm në adresën e mëposhtme:

    info@clr.al

    Kandidati i suksesshëm, që do të rezultojë fitues nga procedura e përzgjedhjes së prokurimit, duhet të dorëzojë para lidhjes së kontratës, dokumentet origjinale që vërtetojnë kriteret teknike profesionale (te cilave pas shqyrtimit do ti mbahet nje kopje dhe do u kthehen kandidateve).

    Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen me kontratë.

    Kërkesa për shprehje interesi do të qëndrojë e hapur për 10 ditë kalendarike, në web-in e CLR: www.clr.al 

     

    Për të aksesuar thirrjen e plotë klikoni këtu.

     

    Keni hasur probleme në vendin e punës?

    Keni hasur probleme në vendin e punës?