• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

THIRRJE PËR PRAKTIKANTË ME PAGESË NË ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE – IRIS NETWORK

THIRRJE PËR PRAKTIKANTË ME PAGESË NË ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE – IRIS NETWORK

Në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Forcimi i kapaciteteve dhe angazhimi në politika të ofruesve të shërbimeve komunitare – IRIS PROGRESS”, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të rrjetit IRIS, Qendra për të Drejtat në Punë CLR hap thirrjen për praktikantë në organizata të shoqërisë civile, ofrues të shërbimeve komunitare, anëtar të Rrjetit IRIS e jo vetëm.

Programi i praktikave të punës ka për qëllim ofrimin e praktikave të punës me pagesë, 3 muaj në organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime sociale, për studentët e degëve të: Punë dhe Politika Sociale, Sociologji, Psikologji, Pedagogji dhe profesione të tjera të angazhuara në ofrimin e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale.

Të ineresuarit të dërgojnë aplikimin pranë postës elektronike të CLR: info@clr.al duke bashkëlidhur CV, letër motivimi dhe letër rekomandimi nga Profesori i Fakultetit përkatës.

Afati i aplikimit: 7 prill 2025.

Për detaje të tjera mbi programin e praktikave të punës, lutemi të shihni link-un më poshtë.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?