Programe
- Home
- / Programe
1. Keshillimi Ligjor
CLR ka një strukturë të bazuar në shërbime. Ne ofrojmë këshillim ligjor falas për anëtarët dhe punonjësit e sindikatave në situata konfliktuale me punëdhënësit privatë ose publikë. Ne gjithashtu ofrojmë informacione, edukim dhe aktivitete ndërgjegjësuese në baza të rregullta për sindikatat dhe palët e tjera të interesuara për çështjet e marrëdhënieve të punës. Të gjitha këto shërbime plotësojnë përpjekjet e CLR për të promovuar dhe lobuar për një axhendë pune të denjë, një lëvizje solidariteti të ngritur në kontekstin tonë kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha sindikatat e interesuara në Shqipëri.
Këshillimi ligjor dhe asistimi i punonjësve kryhet nga ekspertet e CLR për të adresuar në strukturat kompetente çdo shqetësim në lidhje me mosrespektimin e legjislacionit shqiptar të punës, të tilla si: mosdhënia e lejeve, pagat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në përputhje me ligjin ose kontratën e punës, mosrespektimi i shëndetit sigurimi dhe siguria në punë, konfliktet dhe abuzimet e ndodhura në vendin e punës, largimet e padrejta dhe të pamotivuara, etj
2. Akademia e Punes
Akademia e Punës-AP, si entitet i Qendrës për të Drejtat në Punë, CLR, ofron formim nëpërmjet trajnimit dhe vetëdije për të drejtat e punës.
AP synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e njohurive të anëtarëve të sindikatave, dhe me gjerë, mbi të drejtat e punës, duke nxitur ndryshime thelbësore në vizionin e sindikatave ekzistuese dhe duke frymëzuar zhvillimin e gjeneratës së re të sindikatave dhe lidership-it sindikal.
Qëllimi ynë është të ndikojmë dhe të zhvillojmë mentalitetin e punëtorëve në Shqipëri lidhur me te drejtat ne pune, duke zhvilluar njohuritë dhe të kuptuarit e tyre mbi to, duke i trajnuar ata që t’i ushtrojnë këto të drejta në vendet e tyre të punës për qëllime individuale dhe kolektive, duke kontribuar kështu në krijimin e drejtuesve të ardhshëm të sindikatave
AP ofron trajnim bazë dhe të avancuar, ( dy module trajnimi: bazë dhe të avancuar), me tematikat përkatëse sipas matricës më poshtë .
Moduli 1- Kursi Baze , eshte konceptuar si trajnim lidhur me nje set tematikash bazike, por shume te rendesishme, sic jane aspektet ligjore , te drejta e punes, parimet themelore per nje pune te denje. Gjithashtu pjese e ketij moduli jane edhe tematikat lidhur me kontraten e punes dhe ate kolektive,dhe rolin e aktoreve ne tregun e punes- me fokus kryesor tek organizatat e punes dhe roli i tyre. Nga pikpamja ligjore brenda ketij moduli do trajtohen edhe ceshtje qe lidhen me sigurine dhe mbrojtjen ne pune. Gjithashtu edhe ceshtje lidhur me Menaxhimin Organizativ dhe financiar te sindikatave .
Moduli 2 – Kursi i avancuar– fokusohet ne menyre me te thelluar ne ceshtje me shume interes lidhur me organizimin sindikal, konceptet europiane te sindikalizmit, roli i drejtuesit te organizates sindikale ne vendin e punes . Gjithashtu ne menyre te thelluar do trajtohen edhe ceshtje qe kane te bejne me rritjen e numrit te anetaresise, fushatat sensibilizuese , rolin e drejtuesit te sindikates, tiparet e lidershipit; tematikat lidhur me Negocimin , Advokimin dhe Lobimin, si edhe trajnimi lidhur me zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarreveshjeve lidhur me punen. Gjithashtu edhe ceshtje lidhur me Menaxhimin Organizativ dhe financiar te sindikatave . si edhe komunikimi me publikun dhe median, ne kuader te transparences dhe sensibilizimit per ceshtje me interes shoqeror.
Sejcili prej moduleve mund te ofrohet i shkeputur sipas nevojave dhe kerkesave , ashtu si edhe cdo tematike me vete mund te zhvillohet edhe si taylor made course.
3. Mbështetja Sindikale
Në vijim të punës së CLR për promovimin e vajzave dhe grav enë Shqipëri vjen dhe kjo hartë interaktive e cila do të ketë pins në vendndodhjen e biznesit të drejtuar nga gra/vajza të shoqëruara me një përshkrim të shkurtër të biznesit dhe informacionin e kontaktit të tij (faqe interneti, numër telefoni, e-mail etj) në mënyrë që njerëzit të mund t’i kontaktojnë ato. Kjo hartë do të shërbejë për të publikuar dhe promovuar punën e grave dhe gjithashtu do të ndihmojë në ndryshimin e mentalitetit që i mban gratë në role tradicionale që pengojnë mundësitë e tyre për të pasur sukses.
Ky aktivitet nxiti edhe një bashkëpunim të ri me Dhomën Ekonomike të Grave në Shqipëri. Në fakt, bizneset e para të drejtuara nga gratë që janë pjesë e hartës interaktive do të jenë anëtarët e Dhomës Ekonomike të Grave në Shqipëri. Në të ardhmen kjo hartë do të zgjerohet edhe në biznese të tjera që drejtohen nga gratë dhe do të integrohet gjithashtu në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike të Gruas.
Ndërtimi i kësaj harte u realizua si pjesë e nje projekti te mbështetur nga Professional Fellows Program i Departamentit të Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore, menaxhuar nga Great Lakes Consortium.
4. Harta Interaktive e Grave dhe Vajzave ne Biznes
Në vijim të punës së CLR për promovimin e vajzave dhe grav enë Shqipëri vjen dhe kjo hartë interaktive e cila do të ketë pins në vendndodhjen e biznesit të drejtuar nga gra/vajza të shoqëruara me një përshkrim të shkurtër të biznesit dhe informacionin e kontaktit të tij (faqe interneti, numër telefoni, e-mail etj) në mënyrë që njerëzit të mund t’i kontaktojnë ato. Kjo hartë do të shërbejë për të publikuar dhe promovuar punën e grave dhe gjithashtu do të ndihmojë në ndryshimin e mentalitetit që i mban gratë në role tradicionale që pengojnë mundësitë e tyre për të pasur sukses.
Ky aktivitet nxiti edhe një bashkëpunim të ri me Dhomën Ekonomike të Grave në Shqipëri https://weca.al/en/. Në fakt, bizneset e para të drejtuara nga gratë që janë pjesë e hartës interaktive do të jenë anëtarët e Dhomës Ekonomike të Grave në Shqipëri. Në të ardhmen kjo hartë do të zgjerohet edhe në biznese të tjera që drejtohen nga gratë dhe do të integrohet gjithashtu në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike të Gruas.
Ndërtimi i kësaj harte u realizua si pjesë e nje projekti te mbështetur nga Professional Fellows Program i Departamentit të Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore, menaxhuar nga Great Lakes Consortium.
5. Projekte te zbatuara nder vite
wdt_ID | NR. | TITULLI I PROJEKTIT | DONATORI | VITET E ZBATIMIT |
---|