• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Në Konferencën e ILO: Koha për mbrotje reale të punëtorëve sezonalë në Shqipëri

Në Konferencën e ILO: Koha për mbrotje reale të punëtorëve sezonalë në Shqipëri

CLR mori pjesë në takimin trepalësh të nivelit të lartë mbi mbrojtjen e punonjësve sezonalë, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ku u konfirmua edhe një herë se kjo kategori vazhdon të mbetet ndër më të pambrojturat në tregun e punës.

Përvojat e paraqitura nga ekspertë nga Greqia, Spanja, Italia dhe Portugalia dëshmuan qartë se zgjidhjet ekzistojnë. Ajo që mungon nuk është njohuria, por vullneti politik për t’i zbatuar ato.

CLR e thekson qartë: punonjësit sezonalë nuk janë fuqi punëtore për t’u përdorur dhe hedhur sipas nevojës së tregut. Ata janë njerëz me të drejta të plota, që meritojnë siguri, dinjitet dhe mbrojtje të barabartë në punë.

Pasiguria dhe heshtja institucionale ndaj kësaj kategorie duhet të marrin fund. Çdo sezon që kalon pa ndërhyrje konkrete është një dështim i politikave publike dhe një padrejtësi sociale.

Punonjësit sezonalë kërkojnë dhe meritojnë:
• qëndrueshmëri reale në punësim,
• mbështetje financiare gjatë gjithë vitit, jo vetëm në periudhat e sezonit,
• kontrata kolektive kombëtare të detyrueshme, të zbatuara dhe të monitoruara me rigorozitet.

Ky nuk është një apel – është një kërkesë për veprim të menjëhershëm.

Zëri i punonjësve sezonalë nuk mund të injorohet më. Ai duhet të dëgjohet, të përfaqësohet dhe të kthehet në politika konkrete.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?